Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtjen e kriminalitetit në rrjetet sociale!?
Rizaov: Patjetër të ketë kompromis për emrin, VMRO të demokratizohet
rizaov-zhurnal.jpg

Shkup, 6 dhjetor - Radikalizimi i VMRO-DPMNE-së, apo bojkoti eventual i Parlamentit jo vetëm që mund të pengoj hyrjen e Maqedonisë në NATO, mund ti shtyjë edhe bisedimet me Bashkimin Evropian (BE), thotë në një prononcim për Zhurnal, kolumnisti i njohur Eroll Rizaov duke komentuar aktualitetin politik në vend. 

"Radikalizimi i VMRO-DPMNE-së, apo bojkoti eventual i Parlamentit jo vetëm që mund të pengoj hyrjen e Maqedonisë në NATO, mund ti shtyjë edhe bisedimet me Bashkimin Evropian (BE), por mund ta fus edhe shtetin seriozisht në një krizë më te thellë politike dhe ekonomike. Kjo mund të ndodh edhe pa bojkot të Parlamentit dhe pa radikalizim të VMRO-DPMNE-së. E mjaftueshme është që kjo parti më e madhe parlamentare të mos ketë qëndrim konsenzual me vendimet e rënda të cilët duhet të aprovohen si të patjetërsueshme që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-së dhe ti filloi bisedimet me BE-në. Tanimë të gjithëve u është e qartë edhe në vend, edhe jashtë vendit, se lidhur me çështjen e emrit patjetër të ketë kompromis", thotë për Zhurnal, Eroll Rizaov, kolumnist dhe njohës i çështjeve politike në vend.

Sipas kësaj, shton mëtej Rizaov, nëse VMRO-DPMNE nuk pranon asnjë zgjidhje e cila duhet të jetë e pranueshme për dyja palët edhe pse insiston që mos ndryshohet emri i shtetit, me parashtesën gjeografike Maqedonia veriore, e epërme..., atëherë praktikisht vendimet e tilla në parlament nuk do mund të kalojnë.

"Aq më pak mund që të organizohet referendum i sukseshëm nëse atë nuk e mbështetin të gjitha partitë relevante dhe liderët. Pra, zgjidhja do të ishte reforma të përgjithëshme kadrovike në VMRO-DPMNE, në parti bashkëohore dhe demokratike, në krye të së cilës duhet të vijnë njerëz demokrat të orientuar ka evropa dhe njerëz të pa korruptuar në afera dhe skandale të mëdha  dhe për të cilët po zhvillohen më shumë procese gjyqësore të cilët e dridhën këtë parti politike e cila edhe kur është në pushtet është radikale dhe pa kapacitetin e nevojshëm demokratik", thekson Rizaov.

Sipas tij, veprimi i tnishëm opozitar i VMRO-DPMNE-së është drejtuar në drejtim të pengimit të drejtësisë dhe në mbrojtje të kreut të korruptuar partiak.

"Deria sa është kështu shumë vështirë do të aprovohen vendimet e rëndësishme lidhur me integrimet euro-atlantike", nënvizoi kolumnisti Rizaov. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.12.2017, 20:00  | D.J. | 1,510 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
Demiri: Në këtë rikonstruim nuk do të ketë as fitues as humbës
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.