VMRO-DPMNE pranë bojkotit total në Parlament
maqedonia
VMRO-DPMNE pranë bojkotit total në Parlament

VMRO-DPMNE pranë bojkotit total në Parlament

Shkup, 7 dhjetor - VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendim përfundimtarë për bojkotimin e tërësishëm të Kuvendit por do të vazhdojë bojkotimin e përkohshëm të punës së ligjvënësit. Vendimi u mor pasi pesë deputetë të kësaj partie dhe një deputet i partisë së koalicionit parlamentar, morën masën e paraburgimit ose arrestit shtëpiak, për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Nga kjo parti, vendimin e gjykatës e konsiderojnë si sulm ndaj demokracisë dhe përndjekje politike nga ana e LSDM-së qeveritare.

"Vendimet e djeshme na kanë shqetësuar pa masë dhe njëzëri kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në Kuvend. Akoma nuk ka vendim përfundimtar për bojkot, por përderisa 5% e deputetëve janë arrestuar e që nënkupton se 5% e qytetarëve të Maqedonisë janë të pa përfaqësuar në Kuvend, ne nuk kemi arsye të qëndrojmë aty", thuhet nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

© ZHURNAL 06.12.2017, 16:59 | Xh.I. | 1,398 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."