Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Kumanovës e lëshuan seancën
maqedonia
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Kumanovës e lëshuan seancën

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Kumanovës e lëshuan seancën

Shkup, 6 dhjetor - Këshilltarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, sot e lëshuan mbledhjen e tretë, si shenjë revolte për paraburgimin e antarëve të partisë së tyre për ngjargjet e përgjakshme të 27 Prillit të këtij viti, transmeton Zhurnal.

"Jemi dëshmitarë se po paraburgosen njerëz rrethë nesh të cilët mendojnë më ndryshe nga Qeveria aktuale dhe është absurde që ne këtu të debatojmë për buxhete ose të shikojmë raporte finansiare", tha Dragan Petkovski, kordinator i grupës së këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska potencoi se vendi për diskutime të tilla nuk është në Këshillin e Komunës së Kumanovës, por në pres-konferenca partiake, dhe më pas 11 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së lëshuan  seancën.

Megjithate, shumica edhe VMRO-DPMNE kishte kuorum për punë, dhe vazhdoi me seancën,  në të cilën pjesa më e madhe votuan vendimet dhe raportet, pa diskutim.

© ZHURNAL 06.12.2017, 14:24 | I.XH
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."