Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën ..
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni
Autizmi gjendje e cila kërkon ballafaqim, e jo paragjykim
autizmi-480x320-890x395.jpg

Shkup, 4 dhjetor - Autizmi është gjendje e përjetshme dhe trajtim i tërësishëm ende nuk ekziston, por ekzistojnë metoda për përmirësimin e pasqyrës klinike dhe cilësisë së jetesës.

Prindërit të cilët kanë fëmijë me autizëm duhet ta pranojnë gjendjen e tij dhe pozitivisht të ndikojnë në zhvillimin e tij. Ata duhet të jenë më të hapur, ta pranojnë çdo bashkëpunim të ofruar i cili mund të kontribuojë për uljen e stresit të tyre dhe t’u ndihmojë në jetën e përditshme, transmeton MIA.

Bashkëpunimi i tillë përmes trajnimeve të organizuara ofron Shoqata shkencore e Maqedonisë për autizëm në suaza të projektit “Barazi dhe gjithpërfshirje sociale përmes prindërimit pozitiv”, financuar nga BE-ja përmes programit Erzamus plus, përmes së cilit duhet të përfshihen qindra prindër. Deri tani janë përfshirë 69 prindër nga Maqedonia, ndërsa janë organizuar katër trajnime në Shkup dhe nga një në Veles, Ohër dhe Manastir.

“Prindërit edukohen për çrregullimet shqisore te fëmijët e tyre, si t’i vërejmë dhe si të ndërmarrin masa të caktuara që ta tejkalojnë, sjelljen sfiduese… Japim këshilla për ushqimin sepse fëmijët me autizëm kanë probleme me ushqimin, dhe për seksualitetin e tyre…., thotë kryetari i Shoqatës shkencore të Maqedonisë për autizëm, Vladimir Trajkovski.

Vlerësimet e para, informojnë nga Shoqata, kanë treguar se trajnimet kanë efekt të shkëlqyer, ndërsa prindërit të cilët kanë marrë pjesë në to tregojnë se trajnimet kanë kontribuuar në uljen e stresit të tyre, u kanë ndihmuar në jetën e përditshme dhe ua kanë lehtësuar cilësinë e jetesës.

Sipas tij, problemi është tek mosdurimi i disa prindërve të cilët presin që brenda natës të marrin rezultate pozitive.

“Trajnimet janë dedikuar për prindërit dhe qëllimi është që sa më pozitivisht të ndikojmë që prindërit ta pranojnë gjendjen e fëmijëve të tyre dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre. Trajnimet përmbajnë gjashtë module të obligueshme. Ajo që në të vërtetë u duhet këtyre fëmijëve është pikërisht mbështetja vizuale. Për këta fëmijë shumë rrallë pothuajse askund nuk përgatiten  orare vizuale, imazhe vizuale dhe ndihmëse të caktuara të cilat u duhen që të munden të, përvetësojnë dituri”, thotë defektologja Jasmina Troshanska.

Nga Shoqata theksojnë se nevojitet strategji kombëtare për autizëm dhe regjistër për numrin e saktë të personave me gjendjen e këtillë. Sipas regjistrit të Shoqatës, ka 170 fëmijë dhe persona me autizëm, por konsiderojnë se ky numër është shumë më i madh. Sipas të dhënave të Asociacionit “Autizmi Evropë”, në 100 fëmijë një lind me autizëm.

Projekti “Barazi dhe inkuluzion social përmes rolit pozitiv të prindërve” do të përfundojë në gusht të vitit 2018 dhe nga Shoqata planifikojnë të paktën një, ndoshta edhe dy trajnime në shkurt dhe në mars.

Zoran Giev, prind i fëmijës me autizëm, thotë se veçantia e projektit është ajo që drejtpërdrejt prindërit kanë ushtruar dhe kanë punuar që të përballen me devijimin e sjelljes së fëmijëve të tyre, t’i menaxhojnë të gjitha ato probleme….

“Biri im ka 15 vjet dhe nga viti 2006 jemi intensivisht në ndonjë luftë me institucionet, individë…Është e rëndë lufta. Një familje është vazhdimisht nën stres me një fëmijë të tillë. Ne kemi ardhur deri në një përsosmëri, nëse jam i ulur në dhomën e ndejës, ndërsa ai në dhomën e gjumit, unë e di çfarë bën ai atje. Do të thotë deri në atë përsosmëri kanë ardhur prindërit që të përballen me fëmijët. Ne nuk jemi edukatorë specialë, nuk kemi mësuar në shkollë që ta kuptojmë gjendjen specifike të tyre. Për këtë ekzistojnë institucione të cilat prodhojnë kuadro të tilla”, thotë Giev.

Shumë mirë do ta kuptoj, se si sillet fëmija im, çfarë mund t’i pengojë, kur atë të ma thotë një profesionist.

“Sot mundet që uji të cilin e sheh t’i pengojë, nesër mund të mos i pengojë. Pra unë duhet të jem shumë i përqendruar në vëmendjen e tij që ta kuptoj. Ndërsa ky projekt në masë të madhe ndihmon dhe i jep drejtimet dhe hapat kryesore për ballafaqim me gjendjen. Kjo gjendje më shumë varet prej trendit të jetesës. Jetojmë në botë me shumë rrezatim, ushqim dhe ujë jo të shëndoshë. Ne prindërit do të jemi të handikapuar nëse ky projekt nuk vazhdon më tej. Nga aspekti shëndetësor kemi shumë ngecje. Kur të shikoni jo vetëm në botë, por edhe në fqinjësinë tonë se çfarë protokollesh, qendrash dhe metodash kanë, ndërsa ne bëhemi liderë në diçka”, shtoi Giev.

Sipas tij, ekziston një apati e madhe tek prindërit, turpërohen për shkak të gjendjes së fëmijës së tyre i cili është me autizëm dhe nuk e çojnë në kopsht, shkollë dhe në ngjarje të ndryshme për fëmijët…

Prindërit e fëmijëve me autizëm tregojnë për domosdoshmërinë e përmirësimit të kushteve të tyre për jetesë, formimin e regjistrit qendror, hapjen e qendrave me autizëm dhe krijimin e strategjisë kombëtare për ballafaqim me sëmundjen.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.12.2017, 19:59  | T.E. | 411 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Është zgjedhur kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë
« Analizë » A priten arrestime të reja?!
Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri do të gjykohen
VMRO bojkoton, për anëtarë të ri në KSHZ duhen 81 vota. Flet Xhaferi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.