« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Këtë javë nëntë seanca për lëndë të PSP-së në Gjykatën Penale
133622631.jpg

Shkup, 18 dhjetor - Nëntë seanca për lëndë në Prokurorinë Speciale Publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën Penale.

Për sot dhe për të mërkurën janë caktuar seanca për lëndën "Shuplaka" në të cilën akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendrës në qershor të vitit 2013, ka pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE, Daniella Rangellova.

Sot seancë duhet do të mbahet edhe për rastin "Trajektorja" në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc - Shtip dhe Kërçovë - Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror me të paktën 155 milionë euro dhe për vlerën e njëjtë kompanisë që ka kryer punimet i kanë mundësuar që të bëhet me pronë pronësore.

Për nesër është caktuar seancë për rastin "Tarifa" në të cilën akuzohen tre persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se është kryer keqpërdorim i detyrës zyrtare në procedurën për furnizim publik të softuerit ERP - Sistem për nevojat e SHA ELEM.

Të mërkurën, më 20 dhjetor duhet të mbahet gjykim për lëndën "Sopoti", i  cili është hapur në vitin 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën kur një automjet terreni i NATO-s ka hasur në një minë. Në këtë rast dhjetë persona ngarkohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

Të enjten dhe të premten janë caktuar seanca për lëndën "Trust" në të cilën i dyshuar i parë është Sead Koçan dhe dy persona të tjerë fizikë dhe tre juridik, mes të cilëve edhe menaxherët e firmave "Transmet" dhe "Sileks" dhe "Vato" SHPKNJP për pjesëmarrje në tender të Centralet e Maqedonisë. Sipas prokurorisë, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.

Seancë e re për rastin "Toplik" në të cilin dyshohen gjashtë persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për shitjen  e parcelës ndërtimore për ndërtimin e lagjes Qyteti i diellit në Sopishte të Shkupit është caktuar për të enjten, më 21 dhjetor.

Të premten, më 22 dhjetor duhet të mbahet seancë për lëndën "Target - Fortesa", në të cilën akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DZK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DZK, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.12.2017, 09:25  | Xh.I. | 707 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.