ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Lajme nga Maqedonia
Zaev me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në takim joformal tek Mogherini
134014732.jpg

Shkup/Bruksel, 18 dhjetor - Kryeministri  Zoran Zaev së bashku me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor sonte në Bruksel do të marrë pjesë në takimin joformal me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogerini.

Në takimin e tretë joformal të kryeministrave me Mogerinin do të bisedohet për ngjarjet aktuale në rajon dhe për perspektivat për vitin 2018, kur partnerëve evropianë në rajon do t'u ofrohet mundësi e vetme që të avancojnë në rrugën e integrimit në Union.

"Bashkimi Evropian është i përkushtuar në përforcimin e angazhimit drejt vendeve të rajonit me qëllim që të sigurojë që gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor t'i ndërmarrin hapat e nevojshëm që avancimi i tyre drejt Unionit të bëhet i pakthyeshëm", thuhet në kumtesën e BE-së.

Ky takim joformal paraqet vazhdim të bisedimeve të përfaqësueses së lartë Mogerini me liderët ballkanik nga maji i këtij viti, kur ajo, gjithashtu, i mblodhi në darkë pune joformale.

Pritet që gjatë darkës së punës të hënën të bisedohet për strategjinë, të cilën Komisioni Evropian e përgatit për në shkurt, ndërsa e cila duhet t'i japë drejtimet për inkuadrim të Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2025, si dhe për hapat e ardhshëm që në rrugën drejt BE-së i presin Shqipërinë, Maqedoninë, BeH-në dhe Kosovën.

Para darkës së punës pritet që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajnë takime bilaterale.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.12.2017, 09:24  | Xh.I. | 567 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<