« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
Musliu: Zgjidhja e "Rastit të Kumanovës" varet nga dy qeveritë
musliu.jpg

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës janë qeveri të reja të cilat pas vetes nuk kanë bagazh i cili mund ti pengojë në zbardhjen e të vërtetës në rastet e montuara konkretisht rastin e Kumanovës, vlerëson analisti Albert Musliu.

Vullneti politik i cili ka munguar më herët tani më është rikthyer, dhe si i tillë ka hapur dyert për veprimet e normave juridike.

Kjo sipas Musliut dëshmohet që në takimin e parë të këtij niveli mes dy vendeve që nuk ka ndodhur më parë asnjëherë, ku pos tjerash dy kryeministrat kanë rënë dakord që ky rast të zbardhet dhe të marrë epilog përfundimtarë.

“Unë mendoj se edhe qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë për lëndë që kanë të bëjnë me të dy palët janë tashmë më se të interesuara që e vërteta të vjen në pah më shumë për shkak të asaj se të dyja janë Qeveri të reja dhe nuk kanë se çfarë të frikohen nga pasojat që dalin nga e vërteta në sipërfaqe, por bile mendoj se edhe me daljen e të vërtetës në sipërfaqe më shumë do të tangohen kundërshtarët politik”, u shpreh për TVM2, analisti Albert Musliu.

Musliu njëherit rikujton se njëra ndër kërkesat e ndërkombëtarëve është se gjithkush duhet të përgjigjet dhe  të dënohet për veprimet e veta me qëllim të rritet besueshmëria e qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Kjo qasje e të dy palëve por edhe e gjithë rajonit është një faze e re në politikbërje në Ballkan ku do të vërtetohet dhe dëshmohet se të pakapshëm dhe të padënueshëm nuk ka. Kjo është një edhe prej vërejtjeve më të mëdha të partnerit tonë ndërkombëtarë. Ajo duhet të tërhiqet prej politikës dhe logjikës politike me qëllim që qytetarët të fillojnë të zhvillojnë edhe besimin ndaj institucioneve, sepse institucionet që vlejnë për disa qytetarë dhe për të tjerët jo nuk janë institucione të besueshme”, u shpreh analisti Musliu.

Për rastet gjyqësore që akuzohen për terrorizëm si Sopoti, Monstra dhe Kumanova shumë herë është hedhur dyshimi edhe nga avokatët dhe ekspertët se të njëjtit janë të montuar. Zbardhjen e rastit dhe posedimin e dëshmive për të njëjtën e ka paralajmëruar tani kryeministri Zoran Zaev edhe gjatë publikimit të përgjimeve të paligjshme masive.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.12.2017, 01:37  | B.M. | 1,387 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.