ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Sport
Barcelona në “luftë” të hapur me Igli Taren
tare-780x439.jpg

Nga një prej futbollistëve më të dështuar në verën e vitit 2016, te një ndër më të mirët e vitit 2017.

Në 12 muaj Luis Alberto ka bindur të gjithë për vlerat e tij, madje duke marrë dhe trofeun e lojtarit më të mirë të muajit në ekipin e tij.

Intuita e Tares për ta blerë për një shumë më të ulët se 4.5 milionë euro është e dukshme, teksa thuajse të njëjtën ofruan klubet turke gjatë verës.

Drejtori shqiptar i bardhekaltërve zgjodhi që ta mbante në ekip për këtë sezon, dhe në fakt ka pasur të drejtë.

Rritja e tij është e dukshme gjatë këtij sezoni, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë dhe ekipi i Barcelonës, që është i gatshëm që ta blejë në verën e ardhshme.

Por, nuk është në të njëjtën linjë Tare, i cili kërkon një shumë të majme financiare për futbollistin dhe katalanasit nuk janë të gatshëm të paguajnë për futbollistin që e kanë pasur dikur nënë pronësi te skuadra e dytë.

Kjo ka bërë që mes palëve të ketë një luftë të hapur në distancë. Gjithsesi Tare ka ditur gjithmonë të luajë në transferime dhe të marrë atë shumë financiare që ai do nga shitja e lojtarëve të ndryshëm. /360/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.12.2017, 08:50  | Xh.I. | 1,564 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<