ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Lajme nga Maqedonia
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
received_10210034420953188.jpg

Shkup, 16 dhjetor - Maqedonia, pas ndryshimit të kursit të saj politik gjatë vitit 2017, me qeverinë e re të Zoran Zaevit, ku participojnë edhe partitë shqiptare BDI dhe ASH, ka gjasa reale që në vitin 2018 të bëjë një hap të madh integrues në NATO, në samitin e ardhshëm të kësaj aleance nga muaji korrik, duke u bërë anëtare e 30-të e saj, vlerëson Ismail Arsllani, analist politik.

Sipas, kushti kryesor, i mbetur peng, për hyrje në NATO, që lidhet me zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, që është në rrugë të mbarë deri në këtë moment, sipas të gjitha gjasave do të përmbushet në gjysmën e parë të vitit që vjen, kështu që do të mënjanohet edhe pengesa e fundit për Maqedoninë, e cila i ka të hapura dyert që nga Samiti i NATO-s në Bukuresht, në vitin 2008, kur ishte planifikuar të hyjë në këtë aleancë më të fuqishme ushtarake dhe politike, bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë, por kjo nuk ndodhi për shkak të orientimit pro-lindor të udhëheqjes së atëhershme.

"Tash për tash ende mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë, ndonëse ekziston një optimizëm i shtuar edhe brenda vendit edhe jashtë, se kjo punë sa e ndjeshme po aq edhe e ndërlikuar, do të mbyllet me sukses. Parashikimet kanë qenë që të propozohet një emër i pranueshëm për të dyja palët, me ndërmjetësim ndërkombëtar të z. Metju Nimicit, në mënyrë që me emrin e pranuar të shkohet në referendum. Në këtë proces nuk dihet nëse do të ketë komplikime shtesë, për shkak të qëndrimit të njohur të opozitës maqedonase. Në këtë "lojë" fare nuk përmenden shqiptarët dhe subjektet e tyre politike, kështu që, sa po shihet, ata do të mbeten mënjanë dhe pa ndonjë ndikim për emrin e shtetit të përbashkët:, thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik.

Ai thekson se sa i përket integrimit të Maqedonisë në BE, në vitin 2018 pritet që të fillojnë negociatat sipas kapitujve. "Praktika e deritashme e shteteve të tjera që u pranuan në BE, ka qenë që pas fillimit të negociatave, pranimi bëhet 7-8 vjet më pas, që do të thotë, nëse Maqedonia me Zaevin në qeveri, si dhe shqiptarët anemikë, nuk ndryshon kursin e tanishëm, mund të pritet integrimi i vendit në BE nga viti 2025-2026", thekson Arsllani.

Puna më e madhe, shprehet ai, që mund ta bëjë Maqedonia në vitin 2018, do të jetë zbatimi i reformave, sa dobiprurës, po aq edhe të dhimbshme për qytetarët, për të filluar pa pengesa negociatat me BE-në. "Ky do të jetë sukses i dyfishtë i vendit, anëtarësimi në NATO dhe shtegtimi serioz i Maqedonisë për integrim në BE", nënvizoi Arsllani.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.12.2017, 22:20  | B.M. | 3,925 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<