ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Lajme nga Maqedonia
Këshilli për verifikim të fakteve vëzhgon gjykatësen që dha urdhër për bastisjen e shtëpisë së Pançevskit
pancevski-1.jpg

Shkup, 16 dhjetor - Këshilli për verifikimin e fakteve, i cili vepron në rastet e përgjegjësive të gjyqtarëve, mori në shqyrtim rastin kundër gjyqtares nga Gjevgjelia e cila me kërkesë të PSP-së, ka miratuar bastisje në shtëpinë e ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vladimir Pançevski, njoftoi portali “Svedok”. Kryetari i trupit, Sasho Pocevski, për Alsat M shpjegoi se rasti i cili prek gjykatësen Zlata Popovska ende është larg vendimit- nëse ka gabuar ose jo kur e ka miratuar kërkesën e Speciales.

Është pranuar vetëm iniciativa. Procedura është iniciuar, por është në fazën fillestare. Ne ende nuk i kemi marrë shkrimet e as që është kryer ndonjë veprim tjetër. Me pak fjalë, çështja është marrë vetëm në shqyrtim- tha Sasho Pocevski, kryetar i Këshillit për Verifikim të Fakteve.

Zlata Popovskën tashmë e kanë ftuar në Këshilli Gjyqësor që të referojë mbi rastin. Menjëherë pas bastisjes të gjykatësit Pançevski në Gjykatën e saj erdhi edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, duke thënë se bën kontroll të funksionimit të sistemit AKMIS.
Nga Këshilli për verifikimin e fakteve nuk zbulojnë se kush e ka paraqitur iniciativën kundër Zllata Popovskës. Por, pothuajse me siguri iniciues është Vlladimir Pançevski, i cili në një intervistë për Alsat M pas bastisjes së tij, akuzoi se është në kundërshtim me ligjin që gjykata e Gjevgjelisë të aprovojë bastisje për person në Shkup, nëse kështu nuk ka vendosur më parë gjykata më e lartë.

Do të ngre procedurë kundër të gjithë atyre që janë përfshirë. Zyrtarët që e kanë kryer atë, gjykatësi që ka lëshuar këtë urdhër. Sepse realisht kompetent është gjykata themelore siç thashë, në procedurë konspirative atë është dashur ta përcaktojë në një procedurë konfidenciale, në qoftë se kanë pasur dyshime se dikush do të më tregonte në Gjykatën Themelore në Shkup. Atë është dashur ta bëjnë nëpërmjet Gjykatës së Apelit në Shkup- deklaroi Vladimir Pançevski – Gjykatës në Gjykatën Themelore Shkup 1.

Duke pasur parasysh faktin se Këshilli për verifikim të fakteve së shpejti të shfuqizohet, është pothuajse e sigurt se ky trup nuk do të arrijë ta përfundojë çështjen kundër Zlata Popovskës. Kështu, që nisma ka gjasa të kthehet në Këshillin Gjyqësor. Arsyeja që PSP u drejtua te ajo për bastisjen te Pançevski dhe e shmangi Shkupin është dyshimi i paanshmërisë së kolegëve të tij në kryeqytet.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.12.2017, 15:14  | T.E. | 1,212 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<