« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
NT-Balline.jpg

Shkup, 16 dhjetor - Lajmi që ka qarkulluar këto ditë lidhur me projektin ideorë të ndërtesës së universitetit Nënë Tereza në Shkup duket të mos jetë i vërtetë, për faktin se ky projekt sipas lajmit në fjalë ka kushtuar '1 milion euro' gjë që nuk është aspak e vërtetë dhe e kapshme, shkruan Zhurnal.mk

"1 milion euro, një shumë aspak e kapshme dhe qesharake për secilin që mund të logjikojë mirë se nuk mund të kushtojë një projekt ideor për një kampus universiteti që mund të kushtojë shumëfish më pak se sa shuma në fjalë", kështu është sqaruar në një konferencë për shtyp nga rektori i këtij universiteti z. Aziz Pollozhani.

Agjencia e lajmeve Zhurnal ka siguruar dokumentacion lidhur me atë se sa ka kushtuar gjithë projekti ideor për kampin e universitetit Nënë Tereza.

Agjencia e lajmeve Zhurnal, nga dokumentacioni të cilin e ka siguruar lidhur me projektin në fjalë, mësohet se gjithë projekti ideor për realizimin e projektit për universitetin Nënë Tereza ka kushtuar 600 mijë denarë ose (10 mijë euro), që është një shifër shumëfish më pak se sa ajo që është përmendur në disa media ditë më parë. Madje, Zhurnal.mk mëson se gjithë projekti i realizimit të kampusit (ndërtesës) së universitetit Nënë Tereza nuk do të kushtojë 1 milion euro por për kompletimin e tij janë ndarë një shumë më e vogël që do të plotësojë të gjitha kushtet moderne të një objekti të standardizuar.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është themeluar me Ligjin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ( "Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë nr.226 prej 25 Dhjetor 2015), i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më datë 24 Dhjetor 2015. Për shkak të nevojës për objekt për universitetin ku do të mbahen ligjratat për studentët, nga ane e komisionit recenzues është sjell vendim me të cilin formohet Grupi i punës për definimin e Detyrës projektuese për Projektin ideor të kompleksit universitar “Nënë Tereza”.

Komisioni ishte në përbërje prej profesorë universitar të vendit dhe jashtë, dekanë të univerisitetëve, përfaqësues nga Ministria për arsim dhe shkencë, dhe përfaqësues nga Komuna e Çairit.

Pas përgatitjes së Detyrës projektuese nga ana e Rektorit të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup, si person përgjegjës i Universitetit më datë 18.08.2017 është sjell Vendim, për zbatimin e konkursit  për  Përzgjedhjen  e  vendimit  ideor  për  objektet  të  Kompleksit Universitar  të Universitetit "Nënë Tereza" Shkup, me të cilin  formohet  Komisioni i jurisë për zbatimin e procedurës me këtë përbërje:

- Prof. Dr Teuta Kajtazi Jashari, kryetar
- Prof. Dr. Zoran Trifunov, anëtar
- Doc. Dr Arta Jakupi, anëtar
- Doc. Dr. Dita Starova, anëtar
- Husamet Agushovski, anëtar
- Rami Qerimi, anëtar
- Natasha Haxhi Lega, anëtar.

Linku i projektit ideor:
https://www.facebook.com/untshkup/videos/1524757957631632/

Linku nga konfereca ne lidhje me kompleksin Universitar "Nënë Tereza"
https://www.facebook.com/untshkup/videos/1582818465158914/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.12.2017, 12:53  | B.M. | 4,626 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.