« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
100_19.jpg

Shkup, 15 dhjetor - Partitë shqiptare janë copa të arnuara që nuk përbëjnë ndonjë peshë dhe duan të duken se janë të fuqishme. Kjo i ka dhënë luksin BDI-së që të vallëzojë në terrenin e politikës duke mos parë një kundërshtarë serioz, kështu vlerëson për Zhurnal, analisti politik Urim Saliu. 

Sipas tij, kur një parti fiton dy decenie ,kjo tregon se atë nuk ka një forcë që e sfidon por vetëm ka pëshpëritje pafund kundër saj për të vazhduar jetën politike dhe kemi parti që shpërfaqen në skenën politike për të mbijetuar liderët.

"Partitë shqiptare në përgjithësi janë parti të mbyllura  që veprojnë në një rreth vicioz. Vijnë në politikë dhe e ke vështirë ti heqësh. Nëse ndodhë që një politikan të dështojë në një subjekt, ai ose shkon në një parti tjetër ose formon subjekt të ri politik dhe mundohet të arrijë qëllime personale. Kjo përbën atë forcën dhe peshën e vogël që ata kanë dhe si të tilla ose bëhen pjesë e kombinatorikave qeveritare  ose mbesin opozita të dobëta që nuk ngriten më dot. Një qeverie i konvenojnë parti të tilla sepse nuk shohin rrezik. Po të kishim një opozitë të fortë shqiptare do kishim të paktën një reagim më serioz por këtë se kemi parë moti. Tregoni kur kemi patur një protestë sociale, kur kemi patur një protestë kundër rasteve të montuara,etj etj.E dini pse këto nuk mbahen?! Sepse opozita shqiptare ka frikë të thirrë protesta të tilla sepse nuk është e bindur , sepse s'ka forcën reale", thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Ekziston vetëm zhurma, shton Saliu gjatë procesit zgjedhorë ndërsa më pas cdo gjë në politikën shqiptare bëhet pluhur, bëhet e heshtur.

"Në politikën shqiptare kemi edhe raste të tjera që janë unike kur parti të caktuara nuk e dijnë nëse janë pushtet ose opozitë. Duna të luajnë rolin e të dyjave dhe politika e tyre bëhet qesharake", nënvizoi Saliu.

Nga ana tjetër, historiani Arben Llalla thekson se që pas vitit 2011, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë patur opozitë, thjeshtë përfaqësuesit e tyre, ata që thirreshin opozitë punonin për veten e tyre. 

"Sot opozita shqiptare është me këmbët jashtë qeverisë dhe me duart brenda saj. Ka dëgjuar dikush të ngrejë problemet e shqiptarëve apo të të drejtave të njeriut? 10 dhjetori ishte Dita e Të Drejtave të Njeriut edhe askush në Maqedoni nuk protestojë, nuk u dëgjua një Zë për të drejtat e njeriut. Kjo tregon që nuk kemi opozitë ose në Maqedoni nuk shkelen të drejtat e njeriut. Jetojmë të kohën e indiferentizmit dhe të servilizimit individual që reflektohet më tej në indiferentizëm dhe servilizmit kolektivë", thekson Llalla për Zhurnal.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.12.2017, 21:10  | D.J. | 3,650 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.