Butaris: Çështja e emrit para zgjidhjes, për Vitin e Ri e pres në Selanik kryeministrin Zaev
maqedonia
Butaris: Çështja e emrit para zgjidhjes, për Vitin e Ri e pres në Selanik kryeministrin Zaev

Butaris: Çështja e emrit para zgjidhjes, për Vitin e Ri e pres në Selanik kryeministrin Zaev

Shkup, 15 dhjetor - Është shumë e rëndësishme të harrohen kontradiktat e së kaluarës dhe vendet të Ballkanit të bashkohen për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ka deklaruar kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris për agjencinë bullgare BGNES, transmeton Zhurnal.

"Kushtet janë pjekur dhe mund të arrihet një zgjidhje. Kryeministri Zoran Zaev më njoftoi se do të vijë në Selanik për vitin e ri, në një vizitë private. Por, unë do ta ndihmoj me çfarë të mundem ", tha Butaris.

I pyetur nëse e ndan optimizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth emrit midis autoriteteve në Athinë dhe Shkup, Butaris sqaroi se gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup dhe bisedave që kishte me zyrtarët e qeverisë, kryebashkiaku i Selanikut beson se kontradiktat e së kaluarës janë të kaluara .

© ZHURNAL 15.12.2017, 21:41 | D.J. | 3,997 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."