« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
sgfdgd.jpg

Shkup, 15 dhjetor - Kryeministri  i Republikës së Shqipërisë Edi Rama në sesionin plenar të Mbledhjes së dy Qeverive se” Shqipëria ka qenë dhe do të jetë mikja më e mirë që nga pavarësia e Maqedonisë, të gjitha Qeveritë e kanë dëshmuar këtë, transmeton Zhurnal.

Të gjithë jemi dëshmitar se qasjet e tilla nxiten nga dëshira për të ndërtuar shoqëri dhe vend tërësisht demokratik. Ne i kemi rigjallëruar intenzivisht kontatet dhe vizitat.

Rama theksoi se mekanizmat e qëndrueshëm dhe afatgjate për të ngritur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë janë në një stad të ri cilësor, si dhe kjo kërkon orientim të vaçantë strategjik.

Më tej shtoi se angazhimi ynë i përbashket duhet të shkojë për më shumë zhvillim dhe për më shumë mirëqenie, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, energjetike.

Dhe theksoi se së bashku të ndërmarrim për ta ndërtuar Rrugën e Arbrit bashkaririshtë.

“Përkushtimi juaj dhe i kryeministrit tuaj për forcimin e thellimit të bashkëjetës së komuniteteve, është themelor”.

Gjithashtu si pjesë e prioriteteve  tjetër është edhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Me shumë kënaqësi nesër do të vizitojnë Bashkinë e Pustecit .

Shqipëria do vijojë ta mbështesë me të gjitha forcat e veta antarësimin e Maqedonisë në Nato,  sepse e vlerësojmë si tepër të rendësishëm.

Rama shprehu falendërimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndihmën e ofruar në periudhën e përmbytjeve të disa zonave në Shqipëri.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev filloi fjalimin në gjuhën shqipe  me “Faleminderit Edi”

Ai tha se “bashkëpunimi dypalësh miqësor që e kemi vendosur, dhe kjo seancë hapë një kapitull të ri, përveç kësaj japim kontributin të zhvillimit rajonal dhe qëllimeve strategjike të vendeve tona dhe të vendeve të Rajonit për në Nato dhe BE. Ne krijojmë një të ardhme miqësore “.

Është më tepër se një mesazh se udhëheqësitë e përgjegjshme që kanë nderin të udhëheqin edhe qytetarët e tyre kanë nderin edhe ti udhëheqin pa paragjykime, dhe punojmë për të rritur cilësinë për vendet tona dhe për një të ardhme Euro-Atlantike.

Më tej shtoi se ne  me këtë takim të sotshem hapim perspektiva te reja, në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik edhe në fushën e sigurisë.

Dua të theksoj se duam që të avancojmë marrëdhëniet fqinjësore, që nënkuptojnë paqe, stabilitet dhe progres për Maqedoninë.

Vetëm permes një bashkëpunimi të përbashkët ne mundemi të arrijmë qëllimet.

“Me të drejtë presim që në vitin 2018 të fillojmë së bashku me Shqipërinë bisedimet  për në BE.

Gjithashtu Zaevi shtoi se nga kjo séance presim që të jetë një kontribut për zhvillimin ekonomik dhe më gjerë, si dhe të përshpejtojmë projektet e filluara.

Ai përfundoi se shpreson që vitin e ardhshëm të mbajm seancë të përbashkët në Ohër ose në Strugë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.12.2017, 15:47  | I.XH | 9,381 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.