ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Sport
Juventus dhe Napoli të kapura nga grupet kriminale?
juve-1.jpg

Trukimet e ndeshjeve në Itali gjithmonë kanë nxjerrë fakte se klane të ndryshme mafioze, ose persona të lidhur me krimin kanë qenë shpeshherë prezent në përcaktimin e rezultateve, por tashmë fakte të tjera nënvizojnë se klanet mafioze kanë arritur deri aty sa kanë “favore” nga klubet, deri tek ato të mëdha, të cilat lidhen me menaxhimin e shitjeve të aboneve vjetore, shpërndarjen e drogës nëpër stadiume, apo edhe mjaft aktivitete të tjera.

 

Këto pasurojnë klanet kriminale, të gjitha këto, në këmbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë në stadiume të ndryshme, duke qenë se tashmë një skuadër ka disa grupime tifozërish të ndryshme, të cilat, edhe pse bëjnë tifozllëk për të njëjtin klub, shpeshherë mes tyre ka edhe rivalitet të fortë, pikërisht në lidhje me këto aktivitete që ushtrojnë. Në këtë vendim ka dalë komisioni antimafia, i cili është shprehur për këtë problem edhe në parlament, duke shtyrë shtetin që të nisë të marrë masa që këto lidhje mafioze të ndahen sa më shpejt nga sporti.

 

Për diçka të tillë po hetohet as më shumë e as më pak sesa klubi i Juventusit, konkretisht presidenti i tyre, Andrea Anjeli, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë dhe për presidenten e komisionit, Rozi Bindi, tashmë faktet janë të pakundërshtueshme, transmeton “Panorama Sport”.

 

“Në Torino, ngrageta ka futur rrënjët thellë, duke bërë rolin e mediatorit dhe garantit në shitjen e aboneve vjetore të klubit, duke dërguar jo vetëm në përcaktimin e personave që duhet t’i blejnë ato, por edhe në rritjen e çmimeve, e cila i sjell më shumë përfitime klubit, por në të njëjtën kohë edhe në xhepat e klaneve mafioze, të cilat, nga ana tjetër, nëse ofrojnë rend dhe qetësi, mund të ushtrojnë aktivitetet e tyre si droga për shembull, brenda mureve të stadiumit.

 

Natyrisht që jo vetëm në Torino, te Juventusi të tilla gjëra janë vërtetuar, por ka edhe qytete të tjera si Napoli, Katania, apo edhe Xhenova, kur këto aktivitete janë në masë të konsiderueshme. Në disa raste, kapot ultras janë persona të njohur që janë të lidhur ngushtë me shoqatat mafioze. Madje, ka pasur edhe disa raste kur kapo ultras janë ngritur dhe pasuruar aq shumë sa kanë ndërtuar organizatat e tyre, ndonëse duke parë hierarkinë e lartë, më pas janë detyruar që t’u binden klaneve të mëdha mafioze dhe më pas të krijojnë lidhjet pikërisht mes presidentëve të klubeve dhe bosëve të krimit”.

 

BURGJE NË STADIUME – Komisioni antimafia, në raportin e tij, ka propozuar edhe disa masa sigurie. “Tashmë nuk mjafton më t’u përgjigjesh atyre vetëm me përjashtime nga stadiumet për një kohë të caktuar, apo qoftë edhe të përjetshme, sepse tentakulat e këtyre grupeve janë shtrirë shumë thellë, përderisa kanë arritur që të kenë lidhje direkte me drejtuesit apo me vetë presidentët.

 

Masat që duhen marrë, duhet të jenë më të rrepta, ato të tipit të vendosjes së burgjeve brenda impianteve të sportit, si në modelin anglez, në mënyrë që fajtorët që kapen në flagrancë të mund të mbahen dhe ndaj tyre të nisë menjëherë një hetim, që mund të japë rezultat edhe në arrestime të tjera, ndërsa ndeshja luhet”.

 

TRUKIMET E NDESHJEVE – Një tjetër masë që kërkon “antimafia” është ndalimi i marrëdhënieve të lojtarëve me grupet kriminale. Shpeshherë, në rrjetet sociale shihen futbollistë që dalin në foto apo drekojnë e darkojnë me mafiozë, por këto ngjarje shihen thjesht si “Gossip” dhe asgjë më shumë, ndërsa i kërkohet policisë, që lidhje të tilla të hetohen dhe të dënohen.

 

E njëjta gjë, siç ndodhi me Fabricio Mikolin, të dënuar nga Gjykata e Palermos në tetor të këtij viti, me 3 vite e gjashtë muaj, pasi ai ra viktimë e kërcënimit të klaneve mafioze për instruktim të shitjes së ndeshjeve, në vitin 2010.

 

Fakti që mafiozët nuk kanë frikë të dalin në foto me futbollistët, i bënë ata lehtësisht të lidhur me futbollistë të ndryshëm, jo lojtarë normalë, por deri tek ai më i rëndësishmi, për të paracaktuar një ndeshje, nga e cila mafia jo vetëm do të fitonte, por do të kishte mundësi që edhe të pastronte paratë e tyre të pista.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.12.2017, 14:07  | Z.H. | 664 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<