ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Lajme nga Maqedonia
« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
25434270_1998243583786499_1166786551_o.jpg

Shkup, 15 dhjetor - Në emisionin e radhës në INSIDE, është trajtuar një fenomen që në përditshmëri të gjithë ballafaqohen me këtë ritëm të hovshëm teknologjik të rrjeteve sociale, të cilat në njëfarë mënyre kanë arritur që të na bëjnë të varur. Secili adoleshent, dhe pothuajse të gjitha grupmoshat përdorin dhe kalojnë mjaftë kohë në rrjetet sociale.

Rrjetet sociale përskaj gjithë atyre aspekteve pozitive, ngërthejnë edhe aspekte negative, ose që i shndërrojnë si aspekte negative njerëzit duke i keqpërdorur edhe rrjetet sociale për të shantazhuar, dhe për të nxitur gjuhën e urrejtjes dhe elemente të tjera negative që ndodhin shumë në këtë kohë të teknologjisë.

Meqenëse kjo varshmëri ndaj rrjeteve sociale, nga individë të caktuar që keqpërdorin të njejtët duhet sanksionuar me ligj dhe njëhkohësisht duhet dënuar rresptësisht, sepse ky avaz negativ në shoqëri por edhe më gjerë, në Botë ndonjëherë ka rezultuar edhe me pasoja të rënda të humbjes tragjike të jetës së të rinjëve.

Kjo temë që e prek gjithkë në përditshmëri asnjëherë më parë, nuk është trajtuar dhe tani eksluzivisht INSIDE po e dëshmon misionin e saj hulumtues dhe gazetaresk në të mirën e shoqërisë, duke trajtuar temat më të ndijshme që përballemi në përditshmëri.

Praktikat tregojnë se në Maqedoni shumë herë janë keqpërdorur  rrjetet sociale deri në atë masë, që një mendje e logjikshme nuk do të kishte ndërmarrë veprime të tilla.

INSIDE, eksluzivisht zbulon një rast kur një mike e një vajze të re ka qenë pre e shantazhimeve nëpërmjet rrjeteve sociale, gjithashtu INSIDE eksluzivisht zbulon edhe formulën të cilën e ka praktikuar për të shikuar reagimet me një profil të rrejshëm, dhe mënyrën se si do të reagojnë, dhe cilat mënyra do të ndërmerren për të kontaktuar me profilin e improvizuar.

Si pjesë e emisonit janë edhe intervistat enkas mbi këtë temë nga Benxhamin Perks, Përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni.

Ai thotë  se” Rreziqet me të cilat përballen fëmijët në këtë shtet janë po ato të njëjta që përballen në mbarë botën”.

Gjithashtu do të shikoni se si Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësishtë sektori kompetent , Për "Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale” Bojan Stojanovski, mbi këtë fenomen, dhe do të njoftoheni me aspektet psikologjike, ku për pasojat dhe aspektet e tjera të këtij fenomeni fletë edhe Nita Beluli Hasani, Psikologe.

Por mbi këtë fenomen që po rritet me shpejtësi do të fletë edhe themeluesi Dragi Zmijanac, i Ambasadës së parë Botërore për Fëmijë “Megjashi”.

Masat që ndërmerren nga shteti mbi këtë fenomen shoqëror negativ që është në rritje do ti mësoni në tërësi në videon e bashkëngjitur.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.12.2017, 14:30  | I.XH | 5,050 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<