Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
« Ish presidenti i Këshillit Europian » Rompoj: Ballkani perëndimor rrezikohet nga lufta
Në korrik Maqedonia merrë ftesë, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s?!
“Në luftën e Perëndimit me Rusinë, Ballkani do të jetë fushëbeteja”
Fiat Punto merr vlerësimin me 0 yje për siguri, që është më së paku që ndonjë veturë ka marrë ndonjëherë
FIAT.jpg

Fiat Punto është ‘shpërblyer’ me 0 yje në kategorinë për siguri nga ekspertët privatë të sigurisë Euro NCAP, që është hera e parë që jepet një rezultat i tillë.

Punto, i prezantuar në vitin 2005, është ri-ekzaminuar si pjesë e Euro NCAP të rivlerësimit të rregullt të veturave, derisa testi tenton që të gjejë vetura “të cilat kanë kaluar kohën e tyre për nga ana e sigurisë që ofrojnë”, transmeton koha.net.

Euro NCAP ka shpjeguar rezultatin pa yje të modelit Punto i cili sipas tyre “ka ardhur për shkak të performancës së tij të dobët në aksident, në kombinim me mungesën e teknologjive kyçe si Frenimi Autonom Emergjent”.

Kjo është hera e parë që një rezultat i tillë është dhënë nga Euro NCAP.

Fiat Punto ka konkurruar me vetura Volkswagen Polo i cili ka marrë pesë yje.

Matthew Avery nga Thatcham Research, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në testimet e Euro NCAP, ka thënë për Auto Express se Punto nuk është një veturë e rrezikshme, por “me çmimin fillestar prej 15 mijë euro, në termet ‘para për siguri’, nuk është një blerje e mirë”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.12.2017, 15:31  | L.E. | 606 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë, ndahet nga jeta i riu Fatos Islami
Surpriza e hidhur e Macron për Ballkanin
Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
Përfaqësimi i shqiptarëve në dogana, zv.drejtori Buçi: Punojmë në rritjen e përqindjes dhe avancimit
Vijojnë shumë ditë pushimi, ja lista
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.