CLICK PLUS Maqedonia drejt realizimit të qëllimeve strategjike
maqedonia
Click plus Maqedonia drejt realizimit të qëllimeve strategjike

Click plus Maqedonia drejt realizimit të qëllimeve strategjike

Shkup, 13 dhjetor - Në emisionin 'Click plus' që transmetohet në Tv21 sonte është debatuar mbi realizimin e reformave,. takimeve të shumta që po bëhen me qëllim të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike në Nato dhe BE, transmeton Zhurnal.mk

Të ftuar në këtë emision debativ ishin zv.ministrja e punëve të jashtme Arta Toçi, ish ambasadori Halim Hyda si dhe eksperti dhe këshilltari i qeverisë Ismet Ramadani.

"Qeveria e re e vendit një nga angazhimet kryesore e ka pasur angazhimin euroatlantik gjë që vërehet nga vizitat e shumta që bëhen në Maqedoni dhe nga vizitat që i bëjmë në Bruksel dhe vende të ndryshme europiane e më gjerë, këtë përkushtim dhe angazhim që u deklarua gjatë fushatës po shihet se me punë nuk është angazhuiar vetëm deklarativisht por të arrijë qëllimet e veta shumë të qarta sepse ka një qëllim të caktuar dhe është integrimi në Nato dhe BE", thekson kështu në debat zv.ministrja e jashtme Arta Toçi.

Sipas saj, rrugëdalja e vetme nga situata në të cilën gjendej vendi ishin vizitat e shumta në rajon dhe fqinjësia e mirë.

"Fqinjësia e mirë po dëshmohet dhe vizitat e shumta me palën greke gjithashtu janë dhe vizitat tjera që janë vizituar Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bullgaria, dhe kjo politikë zgjerohet edhe në rajon unë do doja të shtoja se rajoni është i brishtë dhe rrugëdalja e vetme e daljes nga kjo situatë, ne si vend MPJ dhe qeveria pokështu dhe kryeministri Rama ka deklaruar se është kundër ndarjes së vendeve për hyrje në BE, sepse mendojmë dhe kemi qasje të njejte", thekson kështu zv.ministrja e jashtme.

"Në kontekst të asaj Zvicra dhe Austria nuk janë anëtare të Natos por janë përkrahëse të saj me parashikimet e tyre cilado qeveri vlerëson se nuk është e nevojshme të jenë pjesë e saj por neve na kanë përkrahur shumë, kisha me thënë se me qeverinë e re dhe ndryshimet e saj një shembull rasti i kryeparlamentarit pastaj Zaev vizitat e shumta në Bruksel në këtë drejtim do thoja se para me qeverinë e kaluar dhe kryetari aktual i shtetit nëse mbahet në mend ndonjë vizitë bilaterale që ka pasur jashtë në ndonjë vend europian", kështu vlerëson ish ambasadori
Halim Hyda.

"Ne duhet pasur parasysh faktin se edhe krizën politike e menaxhonin ndërkombëtarët sepse mos e menaxhonin ata kriza do merte kahje tjetër dhe ne nuk do kishim pozicion që dikush të zhvillojë gjithë këto ecjet në shtetet e ndryshme e në Bruksel, e kam fjalën se ndërkombëtarët kanë kaluar në një fazë më produktive sa i përket Maqedonisë për t'u pozicionuar sa më mirë në procesin e eurointegrimit dhe sot po shkohet jashtë se persepcioni nga Brukseli është ndryshuar për Maqedoninë dhe është një pritje optimiste se kemi një qeveri reformatore dhe kemi kryeministër që është përcaktuar që ne të marim ftesën për anëtarësim në Nato dhe të fillojnë bisedimet me BE për anëtarësim të oplotë atje dhe kur kemi të gjitha parasyshë fatmirësisht me ndryshimin e qeverisë na shumëzohen miqtë dhe cka është më e mira vijnë përkrahje nga qendra që janë shumë të rëndësishme Bruksel Uashington", kështu vlerëson mes tjerave në debat këshilltari i qeverisë Ismet Ramadani

Sipas tij, raportet e mira me vendet fqinje janë faktorë shumë i rëndësishëm në rrugën eurointegruese.

"Kjo qeveri ka vendosur raport me shtetet fqinje dhe mbledhjet e përbashkëta me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë se ekziston një sinqeritet një vendosmëri për anëtartësim në Nato e BE mirëpo duhet pasur parasysh faktin se si duket më mirë i kemi punët me faktorin ndërkombëtarë jashtë kur taohen se sa brenda, VMRO ka zgjedhur një rrugë që në fakt po e bën me forma pak të cilat janë të dyshimta po tani e bën se neve na duket sikur kjo parti e ka humb busukllën mirëpo ka grup relevant parlamentar dhe ai grup nëse vazhdon mos shkojë në seancat parlamentare prishet rendi në kuptimin se BE dhe Nato insistojnë në dialog mes pozitës dhe opozitës", vlerëson mes tjerave Ramadani.

© ZHURNAL 13.12.2017, 22:55 | T.E. | 1,989 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."