« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
« Click plus » Llogaridhënia, transparenca e korrupsioni si fenomene që duhet zgjidhur urgjentisht
click.jpg

Shkup, 12 dhjetor - Sonte në emisionin debativ 'Click plus' që transmetohet në Tv21 është debatuar një nga temat më të ndjeshme në vend, llogaridhënia, transparenca dhe korupsioni, transmeton Zhurnal.mk

Në këtë debat të ftuar kanë qenë Blerim Bexheti nga BDI, Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, ish anëtari i antikorupsionit Arif Musa si dhe aktivisti Ramadan Ramadani.

"Duhet të rikthehem në aktin që ishte me ambasadorin Bejli ku dua të them se z. Ahmeti në emër të BDI-së që para disa muajve ka bërë thirrje publike tek institucionet që të hetohen ish funksionarët dhe ato aktual pasiqë orientimi jonë është pro perendimorë dhe duke qenë se ambasadori Bejli është faktor i rëndësishëm dhe përvojat e atyre duhet t'i provojmë dhe të jemi aktiv në këtë drejtim, e rëndësishme është se qeveria ka shpalosur që gjithë të japin kontributin tonë në këtë drejtim dhe nga përvoja që disa që u përmendën dhe gjithësesi të gjithë aktorët të jenë të përfshirë sepse korupsion mund të ketë dhe në shumë segmente tjera dhe gjithë paratë e buxhetit të shkojnë në dedikim të duhur", kështu ka deklaruar Blerim Bexheti nga BDI-ja.

Sipas tij, BDI është një parti me përvojë dhe se edhe lideri i tyre ka bërë thirrje tek organet kompetente që të hetojnë ish funksionarët dhe ato aktual.

"E rëndësishme është që të theksohen kapacitet e organeve gjegjëse qoftë në resurse nëse e marim gjyqësorin e rëndësishme që të zbatohet ligji edhe në pjesën financiare që të bëjmë një pavarësi të gjyqësorit, pavarësimi i gjyqësorit vjen dhe duke krijuar kushte financiare prej vitit 2007 që është shumë e rëndësishme këtu nuk ka ndikim vetëm politika por edhe sektori privat dhe fatkeqësisht gjithë opinioni vëmendjen e kanë tek zyrtarët, ne jemi subjekt më me përvojë BDI ka dy poste të rëndësishme në sferën e reformave dhe gjithësesi mund të kontribojmë nga pak që mirë është që Lëvizja Besa të bëj thirrje që të fillojë puna praktike e mos meren me BDI-në", ka thënë kështu në debat Bexheti nga BDI.

"Gjyqësori i kapur nga pushteti dhe drejtësia do të arrijë gjithë që bëjnë keqpërdorime, rastet e fundit shpresoj që ky trend do të vazhdojë dhe për dallim nga qeverisjet e kaluara është përmendur se në institucione të kenë kujdes duke pasur qasje edhe tek popullata se si harxhohen paratë, partitë duhet të kenë kujdes kuadrot që vendosin, ne kemi procese të hapura nga prokuroria dhe ne shpresojmë që me reformimin e sistemit do të rregullohen të gjitha", ka deklaruar kështu Rexhepi nga Lëvizja Besa.

Sipas tij, ende tek ne nuk ka mbri drejtësia për shkak të sistemit të kaluar i cili nuk ka ndryshuar akoma tërësisht.

"Deri në këtë moment nuk i ka mbri drejtësia për shkak të sistemit që ka qenë dhe ne shpresojmë që nga këto që ka deklaruar kryeministri t'u shkojë deri në fund të gjitha rasteve dhe jemi të gatshëm të mbështesin procesin në rast se rezikohet shumica për x shkaqe, pas zgjedhjeve kemi pasur kontrolle financiare dhe ka qenë në rregull e nuk kanë gjetur gjë, ne jemi për transparencë dhe kandidatët tonë që kanë garuar ka qenë transparenca për kontrollë online që qytetarët të shohin punën", thekson kështu mes tjerave Rexhepi.

"Në rastet prespektive mua më kujtohet në kohën kur isha anëtarë i antikorupsionit kemi pasur disa intervenime për funksionarët dhe kemi dal thjeshtë për dy raste për disa kryetar komunash të cilët në pasurinë e deklaruar nuk kishin statushmërinë e duhur dhe në bazë të komisionit ato u dënuan me 70% të pagës, përgjegjësia politike dhe penale e morale e njerëzve që bartin funksione liderët partiak kanë përgjegjësi për ato që vendosin kuadrot, me fillimin e zbatimit të ligjit ka nisur në 2002 të funksionojë ndërshkueshmëria është fenomen i rëndë", kështu vlerëson ish anëtari i antikorupsionit Arif Musa.

Sipas tij, janë organet kompetente të cilat duhet të meren në zbulimin e këtyre rasteve.

"Unë kisha thënë se nuk është puna që ata janë të paprekshëm por janë organet e paprekshme dhe keqpërdorin mjetet buxhetore në mëyrë naive dhe e thjeshtë harxhimi i reprezentacioneve mos përmendi emra deri në 30 mijë euro dmth fenomeni për t'u paraqit aty është revizioni dhe raporti i të hyrave publike edhe nëpër ministri etj, dmth mosbesueshmëria është tek mosndërshkimi i autoriteteve zyrtare e bën këtë që shteti të jetë i kapshëm dhe korupsion i lartë, percepcioni i njerëzve e dinë se njerëzit e dinë se kush është transparent e kush jo, nuk është fenomen vetëm i BDI por i gjithë partive politike, të gjithë ata që kanë gisht dhe mundësinë ligjore që emërojnë dhe zgjedhin ato në funksione nuk besoj se është korupsion por përgjegjësi morale dhe juridike e secilit lider në përzgjedhjen e kuadrit", thekson kështu Musa.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.12.2017, 23:18  | T.E. | 622 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.