ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Lajme nga Maqedonia
Qëndrimet e Lëvizjes BESA rreth ndarjeve të bonuseve për anëtarët e KSHZ-së
133891626.jpg

Shkup, 12 dhjetor - Pas debatit të hapur kohëve të fundit rreth vendimit për ndarje të bonuseve për anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në mbledhje jotransparente dhe jashtë syve të opinionit publik, Lëvizja Besa e sheh të rrugës të shpreh qëndrimin se:

1. Antarja e KSHZ-së e propozuar nga Lëvizja Besa, Ermira Asani Salija, nuk është pjesë e këtij vendimi skandaloz për arsye se nuk ka qenë prezente në mbledhjen e mbajtur ku është vendosur për shpërblimet në forma të bonuseve apo mëditjeve për anëtarë KSHZ-së.

2. Edhe përkundër faktit që ky vendim mundësoi që anëtarja e KSHZ-së znj.Asani Salija të përfitojë dy mëditje, ajo është deklaruar publikisht se mjetet e përfituara nuk i ka marrë por i ka hapur mundësi ligjore Qeverisë për ti rikthyer përsëri në konton e KSHZ-së dhe me këtë mund të konstatojmë se ato mjete nuk janë marrë dhe përdorur nga antarja e propozuar nga Lëvizja Besa në KSHZ.

3. Dorëheqjet e fundit të anëtarëve tjerë të Komisionit do ishin të sinqerta dhe të drejta nëse e bënin veprimin e njejtë me znj.Asani Salija duke mos u pranuar bonuset por duke i mundësuar në forma ligjore të rikthehen në llogarinë e KSHZ-së. Çdo tërheqje nga KSHZ duke mos i rikthyer mjetet e përfituara nga vendimi skandaloz Lëvizja Besa e konsideron vetëm ikje nga përgjegjsia dhe barra financiare për këto lukse të disa individëve të papërgjegjshëm duhet t’i paguajnë taksapaguesit, pra çdo qytetar i Republikës të Maqedonisë.

Lëvizja Besa i bën thirrje qeverisë që të fillon procedurën juridike për të rikthyer këto para në arkën e shtetit dhe jo të lejojë gostitjen e njerëzve që në disa cikle zgjedhore kanë bërë shkelje të proceseve zgjedhore.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.12.2017, 22:56  | B.M. | 2,119 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<