ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Lajme nga Maqedonia
Thirret mbledhja e rradhës e këshillit të komunës së Gostivarit për më 18 dhjetor
Untitled-12.jpg

Gostivar, 12 dhjetor - Nasir Musliu, Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit përmes një kumtese të dërguar në media ka njoftuar opinionin se ka thirrur mbledhjen e rradhës të këshillit komunal.

“Pas vendimit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit për mos shpallje të vendimit për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit komunal në Buletinin Zyrtar të Komunes se Gostivarit, sot zyrtarisht dorëzova deri tek Komuna e Gostivarit ftesën dhe rendin e ditës për mbledhjen e rradhës të këshillit komunal”, shkruan Musliu

Mbledhja u thirrë për me datë 18.12.2017 në ora 11.00.

“Njëkohësishtë edhe të gjithë këshilltarëve u kemi dërguar ftesat dhe rendin e dites nëpërmjet postës elektronike”, shprehet Musliu, i cili me këtë rast, fton Departamentin për përkrahjen e këshillit komunal, që nga sot të fillojnë me organizimin e mbledhjes së këshilli.

“Shpresoj që ky departament dhe Kryetari i komunës në  interes të qytetarëve të Gostivarit të mos përserisin obstruksionet si në mbledhjen e parë konstituive, por të fillojmë e të sjellim vendime në interes të të gjithëve. Me qëllim që të kemi transparencë të plotë dhe opinioni të jetë i njoftuar, përmes kësaj kumtese publike ftoj mediat që të ndjekin mbledhjen e rradhës së Këshillit Komunal”, përfundon kumtesa.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.12.2017, 20:39  | T.E. | 2,922 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<