ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër
Ballkani, sërish “korridor” refugjatësh drejt Perëndimit

 

Bota
Armatimi amerikan në Siri i drejtuar kundër Turqisë
thumbs_b_c_af7b7a148a8cc5c805026fb8f2d94b03.jpg

Armët e dhuruara nga SHBA-të për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri tani përfundojnë në duart e terroristëve të PKK-së dhe përdoren në sulme terroriste në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në fillim të prillit të këtij viti, SHBA-të dorëzuan kontigjentin e parë të armëve grupit PYD, ose degës siriane të PKK-së. Armët u dorëzuan me helikopterë në bazën ajrore Rumeylan. 

 

SHBA-të pastaj vazhduan të dorëzonin armë në Siri, kurse gazetarët e AA-së në disa raste xhiruan autokolanat e gjata të kamionëve dhe automjeteve të blinduara që shkonin drejt bazave të PYD/PKK-së. Disa burime pohojnë se armët janë të mjaftueshme për armatosjen e një ushtrie që ka midis 30 mijë dhe 40 mijë luftëtarë.

 

Ish-zëdhënësi i organizatës së ashtuquajtur SDG, pas së cilës fshihet identiteti i vërtetë i strukturës terroriste PYD/PKK, Talal Silo, pasi u arratis nga rajoni, pranoi se SHBA-të kishin armatosur dhe trajnuar terroristët në Siri.

 

SHBA-të nuk u brengosën se ku do të përfundonte armatimi që dërgonin

 

Në disa rate është provuar se armët të cilat SHBA-të i dërguan terroristëve të PYD-së në Siri, më vonë u përdorën në sulmet terroriste të PKK-së ndaj forcave të armatosura turke, kurse i arratisuri Silo për AA tha se SHBA-të kurrë nuk kanë pyetur dhe nuk janë interesuar se ku do të përfundojnë armët e dhuruara. 

 

Armët nga kontingjenti i SHBA-ve që kanë furnizuar terroristët në Siri janë përdorur në sulmin e fundit terrorist në të cilin nëntë terroristët e PKK-së në Hakari vranë nëntë pjesëtarë të forcave turke të sigurisë. U zbulua se në sulm është përdorur AT-4, raketa hedhës dore anti-tank të cilën forcat amerikane ua kanë dhuruar terroristëve në Siri.

 

Ministri turk i Mbrojtjes u takua kohët e fundit në Bruksel me homologun e tij amerikan James Mattis dhe i tregoi atij fotografi dhe dëshmi se PYD është degë siriane e organizatës terroriste PKK.

 

Armët nga Perëndimi në bazat e terroristëve në Turqi 

 

Forcat turke të sigurisë pas zbulimit të bazave të terroristëve në malet në Sirnak dhe Hakari në juglindje të Turqisë, kanë konfiskuar sasi të mëdha armësh të cilat janë pjesë e kontingjentit të cilat SHBA-të i dorëzuan si ndihmë terroristëve të PYD/PKK-së në Siri. Shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Perëndim.

 

Një numër i madh i pushkëve të konfiskuara M-16 të konfiskuara në depot e fshehta të PKK-së, janë treguesi më i mirë se premtimi i SHBA-ve dhe Perëndimit nuk ishte i mjaftueshëm që armët në Siri të mos përfundojnë në duart e terroristëve në Turqi. 

 

Terroristët e PYD-së nga zona kufitare me Sirinë si dhe nga rajoni irakian, furnizojnë me armë dhe municione terrorirstët e PKK-së në Turqi. 

 

Këto janë lloje të ndryshme të armëve dhe pajisjeve, por më së shumti janë armë që SHBA-të i dhuruan PYD/PKK-së.

 

PYD, ose dega e saj ushtarake YPG, ka përdorur ndihmën ushtarake amerikane duke fituar një arsenal armësh të respektueshme për një ushtri të vogël. Armët u dorëzuan me pretekstin se do të përdoren ekskluzivisht në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.

 

Në tetor 2015, Pentagoni amerikan pranoi se kishte dorëzuar sasi të mëdha armësh dhe municionesh PYD-së.

 

SHBA-të vazhdojnë t'i dërgojë armë YPG-së

 

SHBA-të planifikojnë t'i dorëzojë armë dhe municione YPG-së edhe vitin e ardhshëm, kurse përgatiten 50 avionë mallrash për transportimin e kontigjentit. Pentagoni, në miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm nënvizoi pikën prej gjysmë miliard dollarësh që i referohet ndihmës së planifikuar për të ashtuquajturat Forcat Demokratike Siriane (SDG), siç pretendon grupi terrorist PYD/PKK të paraqitet para opinionit.

 

Ndihma e planifikuar e SHBA-ve për terroristët në Siri përfshin 12.000 kallashnikovë, 6.000 pushkë automatike, 3.500 mitralozë, 3.000 raketa-hedhës RPG-7, 1.000 raketa-hedhës AT-4 dhe dhjetra mjete ushtarake dhe të paktën 450 dronë.

 

Vetëm transportimi i këtij armatimi do të kushtojë rreth 55 milionë dollarë. Armët do të dorëzohen me avionë mallrash në Jordani dhe Kuvajt, kurse drejt Sirisë do të transportohen nga toka.

 

Për ushqimet bazë janë ndarë 6.1 milionë dollarë nga shuma e përgjithshme e ndihmës prej 500 milionë dollarësh.

 

Raporti i Pentagonit thotë se numri i luftëtarëve në rajonin sirian do të rritet nga 25 mijë në 30 mijë.

 

SHBA-të gjithashtu sigurojnë paga mujore për anëtarët e YPG-së nga fillimi i trajnimit, duke filluar midis 400 dhe 500 dollarë, kurse për këtë qëllim për vitin e ardhshëm janë siguruar 60.6 milionë dollarë.

 

Sinxhari irakian dhe Karachogu sirian çerdhe e terroristëve të PKK-së

 

Në prill të këtij viti, forcat turke kryen sulme ajrore kundër bastioneve terroriste në Sinxharin irakian dhe Karachokun sirian, kurse Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke paralajmëroi se këto dy rajone kufitare po bëhen çerdhe të terroristëve të PKK që përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë. 

 

Me armët që mbërritën nga këto rajone është kryer edhe sulmi i prillit kundër ndërtesës së Drejtorisë policore në Dijarbakir të Turqisë. Terroristët kishin gërrmuar tunele dhe me një ton eksploziv kryen sulmin në kompleksin e policisë, kurse për këtë ishte përdorur eksplozivi RDX, TNT dhe nitrat amoni, të cilin shpesh e përdor ushtria amerikane.

 

Mbështetja e SHBA-ve për PYD/PKK-në është një nga mosmarrëveshjet më të mëdha midis SHBA-ve dhe Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan homologut të tij amerikan Donald Trump muajin e kaluar ia përsëriti edhe njëherë se mbështetja për terroristët në luftën kundër terroristëve të tjerë është e papranueshme. Me këtë rast, Trump tha se ka urdhëruar pezullimin e dërgimit të armëve në Siri.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.12.2017, 14:48  | Z.H. | 1,742 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<