Kadriu: Ligji i ri nuk e barazon "shqipen" me gjuhën maqedonase
« Ekonomistët » Qeveria "shterpe" në rimëkëmbjen e ekonomisë
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedon..
« Analistët » Depolitizim i administratës, proces i gjatë dhe i vështirë
McLaren shpalos hiper-veturën e re të shumëpritur (Video)
laren.jpg

Kompania e njohur britanike, McLaren, ka shpalosur hiper-veturën (me emrin kodues P15) e saj të shumëpritur.

McLaren e ka emëruar këtë hiper-veturë Senna, sipas vozitësit legjendar brazilian Ayrton Senna i cili për këtë prodhues britanik ka vozitur nga viti 1988 deri në vitin 1993, transmeton Koha.net. Ai atëkohë ka fituar tre tituj të kampionatit botëror dhe 35 nga 41 fitore të McLarenit në Formula 1.

McLaren Senna vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 800 kuajfuqi dhe sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme. Po ashtu, kjo hiper-veturë karakterizohet me pjesën e përparme të zgjatur, dyert nga fibra të karbonit, spoiler të pasmë të theksuar, sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani dhe Inconel, si dhe me gomat Pirelli P Zero Trofeo R.

McLaren thotë se kjo hiper-veturë peshon 1,198 kilogramë, falë përdorimit të fibrave të karbonit. Po ashtu, McLaren Senna vjen me dy sisteme të njohur: RaceActive Chassis Control II dhe Active Dynamics Panel, të cilat shoferi mund të zgjedhë ndërmjet tre opsioneve të vozitjes: Comfort, Sport dhe Track.

Planifikohet të prodhohen 500 njësi të kësaj hiper-veture, me çmim prej 750,000 funte për secilën, ku modeli i fundit do të shitet përmes ankandit dhe të ardhurat nga shitja do të shkojnë për qëllime bamirësie. Blerësi i modelit të fundit, të 500-të, do të marrë edhe helmetën e nënshkruar nga Bruno dhe Viviane Senna.

McLaren Senna është paraqitur në një prezantim të mbyllur për një grup njerëzish të caktuar, ndërsa publiku i gjerë këtë hiper-veturë do të mundë ta takojë në mars të vitit të ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.12.2017, 10:15  | L.E. | 267 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Ethet" e kongresit të BDI-së, a do të ketë "dridhje"?!
Arsim Sinani Shqipërisë dhe Kosovës: Mos festoni, shqipja nuk u zyrtarizua në Maqedoni
"Nazirja" është si "zemër", nuk duket sikurse në serialin "Më fal" (Foto)
Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Ushtarët në Maqedoni braktisin ARM-në për të punuar si sigurim privat
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.