« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Gani Qarri e ka gabim për Mulla Jakupin, ai ishte fetar dhe edhe kombëtar

Dr.sc.Ilmi VELIU

Me 30 maj 2017, Gani Qarri, në një artikull  te vetin shkruajti se në grupin e radikalëve mjekërrgjatë që punojnë e veprojnë në dobi të ISIS e që janë kundër flamurit shqiptar, është edhe patrioti e luftëtari i UÇK Mulla Jakup Asipi i Slupçanit të Kumanovës.

Gani Qarri po edhe dikush tjetër që e zen në gojë Mulla Jakup Asipin  si person që ka qenë kundër flamurit kombëtar, bënë  gabim trashanik dhe i hyn në hak patriotit më të madh që kan pasur këto anë dhe këta troje shqiptare. Unë personalisht po edhe shqiptarët tjerë  që e kan njohur Mulla Jakupin dhe  kan pasur rast ti  përcjellin  ligjëratat e shumta të dietarit të madh, asnjëherë nuk do të pajtoheshin me këta pallavëra që dikush me qëllim apo edhe pa qëllim ka dashur ti plasoi dhe të keqëpërdor emrin e Hoxhës patriot.

Unë  përsëri jam i mendimit se i nderuari Gani Qarri e ka ngatërruar emrin e Mulla Jakupit me emrin e njëfarë spiuni serbo-rus, Armando Aliu, i cili prezentohet si hoxhë dhe para disa ditësh deklaroi se fetarisht na çenka  e ndaluar për shqiptarët të festojnë ditën e flamurit. Ka edhe disa të tjerë  mjekërroshë budallenj e analfabetë, që kan ecur vite me rradhë nëpër shkretirat e Afrikës, Pakistanit e Avganistanit; dhe tash, kur ata nuk kan mend për vehten e tyre, na shesin mend neve, duke u deklaruar kundër Historisë, traditës dhe kultures së lashtë shqiptare. Deklarohen edhe kundër figurave te medha shqiptare si Skënderbeut, Fan Nolit, Nënë Terezës,etj. që eshtë gabim shumë i madh.

Edhe unë reagova shumë ashpër kundër njëfar mjekroshi me emrin Armando Ali po edhe njëfar torrovoli trjetër që na përshëndetëte nga Gazimestani i Kosovës me tre gishta, e që eshtë përshëndetje serbe, i cili u deklarua se Skënderbeu na qenka me origjinë serbe. Jam forte i bindur se këta lloj personash nuk kan asnjë lidhje apo njohurie rreth fesë e kombit, dhe se janë të  paguar fortë nga rrethe  antishqiptare që të deklarojnë  një gjë të tillë, si që janë të paguar edhe ata shqiptarë që shkojnë e lejnë eshtrat në Irak e Siri.

Këta  lloj krijesash që prezentohen se janë shqiptar, janë shumë të rrezikshëm edhe për nga aktivitetet po edhe për nga pamja e tyre, sepse kapuçi që mban në kokë Armando, nuk eshtë model dhe uniformë e Islamit por eshtë uniformë slavo-serbe, që e mbajnë të gjithë besimtarët dhe priftërinjët e Serbisë-Greqisë e të Rusisë. Pastaj  mjekrra e tij poashtu eshtë modeli greko-serbo-rus dhe nuk ka asnjëfarë lidhjeje me formën e mjekërrave  myslimane.

Për këta  lloj personash, të veshur me këta lloj  uniformash, askush në botë nuk do të thonte se janë myslimanë.  Ky lloj modeli i hoxhëve kan qenë shumë të dëmshëm e të rrezikshëm për shqiptarët, dhe shumë ua kan pare sherrin shqiptarët në kohën  Osmane po dhe në kohën e Serbisë e Jugosllavisë së parë, duke deklaruar e propaganduar te shqiptarët se shkollimi eshte i ndaluar fetarisht dhe se shqiptari eshtë dashur të ruante vetëm delet e lopët. Pastaj edhe propagandimi i madh qe shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi,duke thene se ata i takojnë besimit turko-osman.

Pra, Gani Qarri me shokë,ju lus edhe njëherë që të mos e ngatërroni  patriotin e madh shqipëtar -Mulla Jakup Hasipin,luftëtarin e UÇK  me hoxhët ruso-serb, si qe eshtë Armando Aliu me shokë, të cilët paguhen nga rusët e serbët që të fusin ndasi në baza fetare në mes të shqiptarëve dhe ti udhëzojnë ata drejt prapambeturisë e përqarjes fetare.

Për Mulla Jakupin, tek shqiptarët,besimi përfaqësonte fenë dhe  Flamuri e gjuha kombin.  Ai ishte ne të njejtat staza me hoxhët e mëdhenjë shqiptarë të së kaluarës, si Rexhep Shipkovica, Nashyt Zajazi, Hoxhë Tahsini, Sami Frashëri, Ali Ulçinaku, Ali Korça, etj. që thonin se ,,Pa vatan nuk ka iman,, pa atëdhe nuk ka as fe.

Rrnoftë Mulla Jakupi, rrnoftë dita e Flamurit shqiptar,rrnoftë Skënderbeu e Nënë Tereza…..

Ne foto, Mulla Jakup Asipi i UÇK……Armando Aliu i Rusisë  dhe Gani Qarri që kritikon Mulla Jakupin.

 11.12.2017, 00:04  | B.M. | 7,133 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
Vajza e Gjyste Vulajt tregon gjoksin, ndizet rrjeti...
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.