Krem karamel
receta
Krem karamel

Krem karamel

Përbërësit

PËR KARAMEL

gjysmë gote sheqer

PËR GLAZURË

1 litër qumësht

1 gotë miell

1 gotë sheqer

1 vanilje

1 lugë të gjellës gjalpë

Hapat

1 Në një tigan e derdhim sheqerin dhe në temperaturë mesatare e pjekim, nga një lugë e e derdhim nëpër tasa ose gota.

2 Qumështin, sheqerin dhe miellin e vendosim në një tenxhere në temperaturë të ultë për pjekje, pasi fillon të trashët e largojmë nga zjarri dhe ia shtojmë vaniljën dhe gjalpin.

3 E përziejmë glazurën pastaj e derdhim nëpër tasa që më herët kishim derdhur karamelën.

4 Tasat i vendosim në frigorifer për pritje rreth 3-4 orë, pas pritjës e vendosim në pjatë krem karamelin e përgatitur.

Ju bëftë mirë!

© ZHURNAL 05.11.2017, 10:27 | L.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."