VIDEO Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
maqedonia
Video Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë

Video Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë

Shkup, 23 nëntor - Pas gjashtë vitesh, është rikthyer për të parë pronën e tij e më saktësisht hapësirat e televizionit A1 pronari Velija Ramkovski i cili ka vuajtur edhe dënimin me burg gjatë qeverisjes së Gruevskit, ndërkohë që këto hapësira ishin shndëruar në një katrahurë të ëvrtetë.

Një objekt i rrënuar dhe i shkatëruar që nuk i ngjasonte tashmë një televizioni që dikur ishte ndër më të shikuarit në vend, një investim i bërë nga ai e që është shkatëruar thuajse i tëri e për rimëkëmbjen duhet një shumë e madhe financiare.

© ZHURNAL 23.11.2017, 23:20 | T.E. | 6,754 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."