RAPORTET E MIRA MAQEDONI - BULLGARI Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
maqedonia
Raportet e mira Maqedoni - Bullgari Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën

Raportet e mira Maqedoni - Bullgari Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën

Shkup, 23 nëntor -  Në takimin e parë me Zaevin i kam thënë se duhet të harrojmë Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe, Bullgarinë e Madhe, Greqinë e Madhe, Maqedoninë e Madhe, sepse, sa më të vegjël që jemi, aq më shpejt do të arrijmë që pagat dhe infrastrukturat t'i afrojmë me ato nga Ballkani Perëndimor, kështu ka deklarauar kryeministri bullgar Bojko Borisov në paraqitjen para gazetarve me kryeministrin Zoran Zaev, në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë që u mbajt të enjten në Strumicë, shkruan Zhurnal.

Analisti politik, Muhamer Pajaziti thotë se kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev  po zhvillon një politikë më pro bullgare, për dallim nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski që anonte nga Beogradi. 

"Thellimin e  raporteve me Bullgarinë shqiptarët nuk duhet ta shohin si rrezik, për faktin se ky është shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Republikën e  Kosovës. Përpos kësaj bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve. Ndërkaq, deklarata e Borisovit me porosinë: Mos u ngarkoni me histori dhe harroni shtetet e mëdha është dhënë në frymën e procesit të integrimeve evropiane", thotë për Zhurnal, Muhamer Pajaziti, analist politik. 

Sipas tij, Bullgaria si shtet anëtarë i BE-së e ka për detyrë të luaj një rol të rëndësishëm në rajonin, në promovimin e diversitetit si vlerë dhe fqinjësisë së mirë. 

"Kjo është gjithashtu një porosi për Serbinë, e cila akoma po synon ndarjen e veriut të Kosovës si dhe ndarjen e Bosnjë Hercegovinës", nënvizon Pajaziti.

Ndërsa analisti politik, Blerim Hyseni thekson se deklarata e Borisovit me porosinë: Mos u ngarkoni me histori dhe harroni shtetet e mëdha i është drejtuar politikave të vjetra të cilat duhet të përfundojnë në Ballkanin Perëndimor.  

"Mendoj që është një porosi drejtuar politikave të vjetra të cilat sipas tij duhet të përfundojnë dhe të hapet faqe e re e shteteve të Ballkanit Perëndimor.Bullgria pretendon të marrë rol më aktiv në Ballkan dhe të transmetoj mesazhe paqeje dhe bashkëpinimi në këtë kuadër duhet kuptuar edhe deklarata e Borisovit. Qëndrimi i tij është në përputhje të plotë me politikat e BE sipas sëcilës shtetet etnike duhet ti kalojnë të kaluarës ndërsa prespektiva evropiane është e vetmja alternativë", thekson për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist politik.

© ZHURNAL 23.11.2017, 21:00 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."