Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
kronika
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 

Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 

 

Shlibrah, 23 nëntor- Një person ka vdekur, ndërsa disa nga pasagjerët kanë marrë lëndime në aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00. Në këtë aksident autobusi me pasagjerë nga Maqedonia është përplasur me një veturë në afërsi të Shlibrah të Austrisë, transmeton Zhurnal. 

Sipas informacioneve nga mediat austriane, në këtë aksident ka humbur jetën shoferi i veturës, 25 vjeçari nga Austria, si pasojë e goditjeve të marra nga përplasja me autobusin. 

Pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt Maqedonisë me një autobusë tjetër. Nuk ka informacione për shkaqet e aksidentit. 

 

© ZHURNAL 23.11.2017, 11:58 | L.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."