Apple largon aplikacionin Skype nga App Store në Kinë
teknologji
Apple largon aplikacionin Skype nga App Store në Kinë

Apple largon aplikacionin Skype nga App Store në Kinë

Apple tha ditën e martë se ka hequr disa aplikacione nga App Store në Kinë përfshirë aplikacionin e Microsoft, Skype, pasi qeveria e vendit tha se shkelte ligjet lokale.

“Jemi njoftuar nga Ministria e Sigurisë Publike se disa aplikacione që ofrojnë shërbim Voice over IP nuk i përmbahen ligjeve lokale dhe duhet të hiqen nga App Store në Kinë,” tha një zëdhënës i Apple.

Ndalimi i aplikacioneve solli një mori ankesash nga përdoruesit në Kinë. Skype është aplikacioni më i fundit që hyn në listën e platformave të internetit të ndaluara në Kinë pas Google, Facebook dhe Twitter.

Vitin e kaluar qeveria Kineze nxori ligje të reja të cilat kontrollonin median online dhe opionin publik duke eliminuar zërat anti-Pekin. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 22.11.2017, 09:56 | L.E.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."