« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
06_34.jpg

Shkup, 22 nëntor - Komisioni Evropian përmes ambasadës së Maqedonisë në Bruksel ka kërkuar nga Qeveria e re realizimin e reformave urgjente nga plani “3-6-9”. Në dokumentin, të cilin e siguroi Alsat M, u.d ambasadori në Bruksel, Vlatko Stankovski thuhet se Komisioni mban qëndrimin se Qeveria e Zoran Zaev, shumë mund harxhon në marrëdhëniet me opinionin në vend që të fokusohet tek reformat.

Ata presin rezultate nga reformat deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm. KE paralajmëron Qeverinë se negativisht do të ndikoj ndaj vendit nëse bëhen ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me mediat, sferë që nuk është prioritare për BE-në.

“Nuk konfirmojnë se është e saktë, por se kanë dëgjuar se po përgatiten ndryshime ligjore që do t’i ndryshojnë kriteret për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Mediave, që do të çonte deri në shkarkimin e tij. Kanë qëndrim kritik në këtë moment që t’u jepet prioritet ligjeve në sferën e mediave”, tha Misioni i përhershëm i Maqedonisë në Bruksel.

Komisioni Evropian kërkon rezultate konkret edhe rreth reformimit të policisë sekrete. Nga ambasada në Bruksel, KE ka kërkuar afate se çfarë mund të bëhet deri në fund të këtij viti e çfarë deri në janar të vitit 2018-të. Në dokument nënvizohet se Komisioni nuk mund të kuptoj pse po zvarritet që Parlamenti të ketë kontroll më të përforcuar ndaj DSK-së.

Në pjesën e gjyqësorit, Komisioni ka vërejtur hapa të mirë. Megjithatë, në dokument thuhet se përbërja e Këshillit Gjyqësor vështirë do të zgjidhet. Kërkojnë që reformat në këtë grup të jenë sipas rekomandimeve të Pribes, që vështirë mund të realizohen deri në fund të vitit.

Nga Komisioni vlerësojnë se për ndryshime në Këshillin Gjyqësor do të nevojiten edhe ndryshime kushtetuese. Rekomandimi është që të bëhet revizioni i punës së Këshillit, e më pas të ndërmerren hapa tjerë. Mes tjerash, në dokument shkruan edhe se në mënyrë aktive do të bëhet lobi që të përmbushet kërkesa e kryeministrit Zoran Zaev, që në dhjetor të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean Clode Junker.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 18:23  | D.J. | 5,030 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Gjykimi i katër intelektualëve tetovarë më 1968
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
Premierë - Potpuri e Shqipërisë së mesme nga Vani & Shkëlzen Jetishi (Video)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.