Posta e Kosovës në konferencën ndërkombëtare për e-commerce
kosova
Posta e Kosovës në konferencën ndërkombëtare për e-commerce

Posta e Kosovës në konferencën ndërkombëtare për e-commerce

Prishtinë, 21 nëntor - Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha dhe menaxheri për regjionin e Ferizajt, Luan Jahiri kanë marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për e-commerce në Antali  ku morën pjesë edhe dhjetëra udhëheqës të postave nga vende të ndryshme.

 

“Gjatë paraqitjes sime si pjesë e panelit kryesor u fokusova në digjitalizimin e shërbimeve të Postës së Kosovës, përgatitjet tona të vazhdueshme për e-commerce si dhe trendin në rritje të blerjeve online të qytetarëve tanë dhe përmirësimin e këtij shërbimi në nivel global”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

 

Përveç takimeve bilaterale me homologë nga operatorë postar ndërkombëtarë, kryeshefi Hoxha është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-së, Z. Bishar Abdirahman Hussein nga i cili sërish ka kërkuar anëtarësimin e Postës së Kosovës në këtë agjenci ndërkombëtare.

 

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Qeverise turke: Kryeministri, ministri i transportit dhe ai i doganave.

 

Konferenca të tilla janë të mirëseardhura për Postën e Kosovës për të qenë në hap me zhvillimin teknologjik në fushën e shërbimeve postare.

© ZHURNAL 21.11.2017, 15:52 | Z.H.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."