Kreu i Çairit, Visar Ganiu takoi krerët e komunave të Skenderajt dhe Drenasit
maqedonia
Kreu i Çairit, Visar Ganiu takoi krerët e komunave të Skenderajt dhe Drenasit

Kreu i Çairit, Visar Ganiu takoi krerët e komunave të Skenderajt dhe Drenasit

Shkup, 18 nëntor - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu të shtunën ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovcin, njofton Zhurnal.mk

"Sot realizova një takim mjaft miqësor me Bekim Jasharin - kryetarin e komunës së Skenderajt dhe Ramiz Lladrovcin - kryetarin e komunës së Drenasit. Sfidat tona janë të përbashkëta në misionin e rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat që menaxhojmë prandaj bashkëpunimi do të kontribuojë çdoherë në gërshetimin e përvojave dhe strategjive më efikase të punës", ka thënë me këtë rast kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Tre kryetarët e komunave janë dakorduar që të risin bashkëpunimin midis tyre me qëllim të koordinimit të të gjitha aktiviteteve që janë në interes të ndërsjell.

© ZHURNAL 18.11.2017, 22:12 | D.J. | 3,219 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."