Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
maqedonia
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar

Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar

Shkup, 18 nëntor - Akademiku shqiptar Abdulmenaf Bexheti vlerëson se ligji për gjuhët është një hap pozitiv i plotësimit të nevojave të shqiptarëve, ka baza kushtetuese dhe i njëjti duhet të plotësohet edhe më tej që të arrijë nivelin e zyrtarizimit.

“Ligji për gjuhën shqipe, kështu siç është draftuar, duke pasur parasysh ekuacionin politik të shumicës parlamentare, paraqet një avancim maksimalisht të mundur brenda Kushtetutës ekzistuese. Sigurisht që nuk është zgjidhja përfundimtare në përputhje me nevojën dhe realitetin e shqiptarëve në Maqedoni, si gjuhë e dytë zyrtare. Zgjidhja përfundimtare duhet të sigurohet me ndryshimin e Kushtetutës, sapo të krijohen kushte për këtë”, thotë për Deutsche Welle akademiku Abdylmenaf Bexheti, transmeton Zhurnal.mk

Me ligjin për gjuhët parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë të cilët ushtrojnë detyra publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e asin 20 për qind nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi i saj (gjuha shqipe). Ai duhet t’u mundësojë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim të gjuhëve zyrtare dhe shkrimin e tyre edhe në procedurat gjyqësore. Ligji i gjuhëve do të duhet të  miratohet deri në fund të vitit 2017.

© ZHURNAL 18.11.2017, 19:54 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."