Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
maqedonia
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor

Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor

Shkup, 17 nëntor - Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, dhe kryetaren e Qeverisë serbe, Ana Brnabic, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, përmendi për të parën herë një datë konkrete të mundshme aderimi për vendet e Ballkanit perëndimor. Serbia dhe i gjithë rajoni, deklaroi ai, mund t’i bashkohen bllokut europian edhe më përpara nga sa pritet. Viti 2025, sipas zyrtarit të lartë evropian, është një datë e prekshme anëtarësimi.

“Si komisioner që merret me këtë proces çdo ditë mund të them se kjo datë, 2025-ta, është vërtetë ambicioze, por duhet të theksoj këtu se nisur nga kontributi dhe pjesëmarrja e gjithsecilit, ajo mund të cilësohet edhe si një datë vërtetë e realizueshme. Nuk duhet gjithsesi të harrojmë se bashkimi me BE-në pas 8 vitesh kërkon përfundimin e të gjithë punës përgatitore; negociatat duhet të mbyllen rreth 2023-shit, sepse pas kësaj vjen edhe procesi i ratifikimit”,- deklaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.

© ZHURNAL 17.11.2017, 18:24 | D.J.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."