Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Nesër fjala përfundimtare për vrasjen e Almirit
Untitled-9.jpg

Shkup, 14 nëntor - Lënda për vogëlushin Almir Aliu nuk guxon të tjetërsohet nga Prokuroria dhe i dyshuari kryesor Boban Iliç duhet të marrë dënimin maksimal për vrasje. Kështu vlerëson juristi Osman Kadriu, duke komentuar shqetësimin e palës mbrojtëse se prokurorja e lëndës tenton të rikualifikojë veprën.

Akt gjykimi këtu do të jetë gjykues nuk ka asnjë element që të mund të miratohet akt gjykim lirues është çështje e e fakteve se cilët do të jetë lloji i sanksionit apo lartësia e sankisonit dhe për atë nuk mund të prononcohemi atë e ka gjykata e cila në matjen dënimit do ti vlerëson të gjitha rrethanat ngarkuese dhe lehtësuese kjo është për këtë akt akuzë dhe për këtë vepër – tha Osman Kadriu, Jurist.

Akuzën e Prokurorisë ndaj babait të Almirit, Sedat Aliut, profesori Osman Kadriu e vlerëson si tentim që vrasësi Boban Iliç t’i shmanget përgjegjësisë, shkruan Alsat-M transmeton Zhurnal.mk

Është ti shmanget përgjegjësisë ose përgjegjësia të jetë në një shkallë sa më të ulët duke marr parasysh pasojat nga vetë vepra penale që ka të bëje me vrasje dhe këtë kemi vepër vrasje për djaloshin e vogël të ndjerin Almirin – deklaroi  Osman Kadriu, Jurist.

Vet babi i Almirit, Sedati një ditë më parë tha se prokurorja e lëndës mundohet që atë ta paraqesë si dhunues e jo si viktimë i cili ka humbur edhe djalin katër vjeçar.

Edhe e kam humb djalin dhe jam I akuzuar për dhunë , ndërsa qartë shihet në video kur na kanë lëshuar atë video, shihet që vëllai I tij Bojan Iliç ka dal nga vetura pasi na ka shkelur menjë shufër metali duke na rrahur mua vëllain dhe nipin, të gjithëve që kemi qenë aty prezent , policia të njëjtin e ka lëshuar. Ndërsa prokurorja Suzana Kusigerska sipas ne, me tërheqjen e lëndës është vënë në mbrojtje të Bojan Iliçit – theksoi Sedat Aliu, Babai i Almirit.

Prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 21:19  | T.E. | 1,109 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.