Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
« Analizë » Asesi të hapet "porta" e shërbimve sekrete për shqiptarët, "kositen" sa i afrohen afër
Bqp2k7Ak.jpg

Shkup, 14 nëntor - Mosprania e shqiptarëve në shëbimet sekret të vendit është rezultat i mentalitetit të mykur komunist-ortodoks, pamundësimi i shqiptarëve që të avancohen në sektorët e Sigurimit shtetëror, Çertifikata e sigurisë, e cila bile, edhe deputetëve u ka pamundësuar të jenë anëtarë të Komisionit parlamentar për mbykqyrje të punës të shërbimeve sekret të vendit dhe mbi të gjitha praktika se në sigurim të shtetit mundet të punojnë individë, të cilët kanë pedigre (histori familjare) si shërbyes të përkushtuar dhe të kontrolluar (pouzdan) nga pushteti, thonë për Zhurnal njohës të zhvillimeve të sigurisë në Maqedoni.

"Me ndërrimin e sistemit u ndërpre kontinuiteti i strukturave me pedigre kuislinge, mirëpo, edhe ky sistem, "demokratik" me shumë i parapëlqen kuadrot me pedigre të UDB-së, rrotullohuni rreth vetit dhe do të shihni se kjo tezë është e saktë. Shqiptarëve që në start u pamundësohet angazhimi në forcat e sigurisë së vendit. merreni me mend sa shqiptarë rrëzohen në test të inteligjencës (çdo shqiptar i flet më së paktu tre gjuhë) për të mos u pranuar as si polic, pa lere më në akademinë e fakultetit të sigurimit", thotë për Zhurnal, Shpërti Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik.

Me kuadrot e sigurimit të shtetit dhe shërbimet inteligjent, shton Pollozhani, ndodh e njëjta që ndodh me Akademinë për Prokurorë ku shqiptarët kositen që në fillim. 

"Edhe në rast të ndonjë shqiptar e kalon kosën, edhe aty bëhet selektim negativ, të cilit më vonë të gjithë ia shohim sherrin", potencon Pollozhani.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Hasim Murtezani thekson se shërbimet e intelegjencës sekrete shtetërore, paraqesin një ndër organet më relevante të cilat ruajn dhe mbrojnë stabilitetin e sigurisë në shtet dhe si të tilla janë të ngarkuara që të mbledhin, përpunojnë dhe paraqesin informacionet më sekrete dhe më të sakta saj përket gjendjes së sigurisë dhe rreziqeve potenciale që mund ti kanosen vendit. 

"Si të tilla në vendin tonë kemi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Biron për Siguri Publike dhe Agjencionin për Zbulim. Fatkeqësisht këto shërbime është dëshmuar se më tepër i kanë shërbyer pushtetit dhe udhëheqësisë politike, sesa vet shtetit dhe këtë më së miri e dëshmuan përgjimet joligjore si dhe vërejtjet permanente të Komisionit Europian mbi punën e këtyte institucioneve. Kur jemi tek përfaqësimi i shqipëtarëve në këto organe dhe agjenci, me keqardhje mund të konstatohet se përfaqësimi i shqiptarëve është tepër i ulët", thekson për Zhurnal, Hasim Murtezani, ekspert i sigurisë. 

Shërbimin sekret, shton ai, shqiptarët e kanë pasur thuajse derën e mbyllyr deri në vitin 1998, kur për herë të parë një parti shqiptare mori postin e zëvëndës ministrit të policisë. 

"Prej atëher kanë filluar që shqiptarët të punësohen në DSK, por me një numër minimal. Një ndryshim pak më i madh është vërejtuar pas vitit 2001, por edhe gjatë kësaj periudhe nuk është mbajtur shumë llogari për profesionalizëm dhe përqindjen e duhur të shqipëtarëve në këto agjenci, në përjashtim të rritjes së konsiderueshëme të policëve shqipëtar. Më tepër funksionarët më të lartë shqiptar në shërbimin sekret kanë bërë punësime politike dhe të rralla kanë qenë punësimet profesionale, të cilët mund të identifikohen shumë lehtë në bazë të fakulteteve që i kanë mbaruar. Këto punësime politike, familjare dhe klanore edhe pse janë bërë përsëri është shumë largë përfaqësimit konformë  kërkesave të Marrveshjes së Ohrit ,ku shqiptarëve ju garantohet 25 përqindshi. Madje ka pasur edhe raste më të rrënda kur funksionarët e lartë maqedonas kanë punësuar kuadro shqiptare. Poashtu si arsye tjetër mund të përmendet se blloku maqedonas me shumë fanatizëm e ka mbrojtur DSK-në, duke mos mbajtur llogari për shqiptarët. Kjo dëshmohet në njërën nga përgjimet e publikuara në Maqedoni,ku ish shefi i policisë sekrete, kërkonte punësimin e 1000 kuadrove në shërbimin sekret, ndërsa po ashtu u bë e ditur se funksionarëve shqiptar në DSK nuk ju tregohen asnjëher për planet dhe harxhimet që i bënë kjo drejtori", nënvizon Murtezani.

Sipas tij, gabimi qëndron tek partitë shqiptare në Maqedoni sepse nuk kanë grumbulluar kuadro të profilizuar të mirë që kanë mbaruar fakultetet për siguri dhe që njohin këtë fushë, me qëllim që të instalojnë kuadro profesionale në DSK.

"Partitë shqiptare në Maqedoni nuk kanë këmëngulur seriozisht asnjherë që të rritet përfaqësimi në DSK, duke insistuar që njëra nga këto drejtori sekrete të udhëhiqet nga një shqipëtar. Të mos harojmë se, nga këto agjenci dhe drejtori, shumë shpeshë kanë ndodhur diskriminime, përbuzje, shkelje ligjore, montime, komplote, arrestime dhe burgosje politike, prandaj kërkohet rritje të përfaqësimit shqipëtar dhe me këtë rritet njëkohësisht dhe kredibiliteti në punën e tyre", potencon Murtezani.

Ndërsa, avokati i njohur shqiptar Ardian Demiri, thotë se ky është një sektor shumë i ndjeshëm në secilën shoqëri, e veçanërisht te ne ku ende ka mungesë të mirbesimit të ndërsjelltë në mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

"Në shërbimet sekrete të shteteve të zhvilluara padyshim që punojnë njerëzit me të përegatitur intelektualisht dhe fizikisht, e të cilët kalojnë disa filtra dhe teste para se të futen në këto struktura. Te ne besoj unë që partitë politike si "punëdhënësit" me të mëdhej me siguri nuk ofrojnë ndoshta kuadro specifikisht të përgatitur për këtë detyrë, por gjithashtu në këtë kontekst duhet nënvizuar edhe  fakti që  ende kjo shoqëri edhe atë specifikisht komuniteti shumicë maqedonas, nuk mundet të çlirohet nga ngarkesa e të kaluarës në raport me shqiptarët, dhe shqiptarët mbesin të paragjykuar për nga aftësia ti përgjigjen me përgjegjsi kësaj detyre por edhe nga ajo që ata -shqiptarët janë "armiku" i shtetit dhe sa me pak dinë për "punët "e shtetit, aq më mirë", thotë për Zhurnal, Ardian Demiri, avokat.

Avokati Demiri mëtej shton se kuadër i profilit për këto detyra duhet të kërkohen edhe jashta partive, sepse mendoj që partitë nuk munden të ofrojnë më të mirën për këtë punë. 

"Por... për këtë duhet mirkuptim dhe konsenzus ndërpartiak dhe shoqeror", shton Demiri.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 20:30  | D.J. | 6,031 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.