Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Europa kundër Rusisë, kontrast influencës ruse në Ballkan
RUSISE_12_9-800x450.jpg

Shkup, 14 nëntor - Kritikët e Moskës në Bruksel janë të bindur se Rusia po ndërmerr një fushatë dezinformimi të qëllimshëm, kryesisht në Ballkan, ndaj blloku ka nisur përpjekjet për hartimin e një kundërstrategjie, shkruan TCH, transmeton Zhurnal.

BE-ja filloi konsultimet publike për “lajmet e rreme” dhe keqinformimin online, të konsideruar sot një fenomen gjithmonë e më shqetësues për demokracitë funksionale, duke qenë se cënon përceptimin e realitetit.

Komisioni Europian e miratoi mocionin të hënën dhe vendosi krijimin e një grupi ekspertësh të nivelit të lartë, puna e të cilit do të paraqitet pranëveren e 2018-s.

BE-ja kërkon që qytetarët, platformat e mediave sociale, organizatat e lajmeve, hulumtuesit dhe autoritetet publike të kontribuojnë në konsultime deri në mesin e muajit shkurt.

Grupi i ekspertëve, që do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademike, pritet të nisë punën nga fillimi i janarit. Sesi mund t’i vihet fre influencës së mediave ruse, për këtë diskutoi në Bruksel edhe Këshilli i Punëve të Jashtme.

Në fokus janë sidomos vendet e Europës lindore e asaj jug-lindore. Që në 2015-n, mbi bazën e një nisme të këtij këshilli u krijua një task force për komunikimin strategjik, StratCom, për të zbuluar dhe luftuar “fushatën dezinformuese ruse”.

Problemi është se kjo njësi ka pasur një financim fare modest dhe përbëhet nga vetëm 16 punonjës, një ekip i pamjaftueshëm ky sipas ekspertëve për t’i bërë ballë ndikimit të Moskës sidomos në Ballkan.

Ndaj dhe kërkohet që financimi i përpjekjeve kundër propagrandës ruse të trefishohet në të paktën 1 milion euro, e këtu sillet për krahasim rasti i task forcës së ngjashme amerikane, Global Engagement Center, që ka mbi 80 punonjës me një fond prej 60 milionë dollarësh.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 18:08  | D.J. | 1,429 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.