Ahmeti: Dialogu me Athinën dhe Sofjen paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues
maqedonia
Ahmeti: Dialogu me Athinën dhe Sofjen paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues

Ahmeti: Dialogu me Athinën dhe Sofjen paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues

Shkup, 14 nëntor - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar në selinë e BDI-së në Tetovë me Ambasadorin Britanik në Maqedoni, Çarlls Garet, njofton Zhurnal.mk

Kreu i BDI-së, Ahmeti dhe Ambasadori Garet bashkëbiseduan rreth situatës politike, reformave sistemore dhe integrimeve euro-atlantike.

Lideri Ahmeti përsëriti përcaktimet prioritare të BDI-së në këtë shumicë parlamentare që janë reformat sistemore, në veçanti sundimi i së drejtës, fqinjësia e mirë, integrimi në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. 

BDI në veçanti është e përkushtuar për reformat në gjyqësor dhe sistemin e sigurisë me ç'rast theksoi që pas zgjedhjeve lokale, të gjitha energjitë tona do të fokusohen në realizimin e obligimeve para nesh.

Ahmeti dhe Garet diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë drejt NATO-së dhe BE-së, ndërsa Ahmeti u shfaq i inkurajuar nga avancimi i dialogut me Athinën dhe Sofjen që paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues për vendin tonë.

© ZHURNAL 14.11.2017, 18:40 | D.J. | 1,460 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."