Samsung Galaxy S9 dhe S9+ do të vijnë me 4 GB RAM
teknologji
Samsung Galaxy S9 dhe S9+ do të vijnë me 4 GB RAM

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ do të vijnë me 4 GB RAM

Pak a shumë secili smartfon i avancuar në vitin 2017 ka ardhur me 6 GB të RAM memories, përveç serisë “Galaxy S” të Samsungut.

Shumë fansa kanë pritur së paku të shohin 6 GB RAM-in, por telefonat Galaxy S8 kanë arritur vetëm me 4 GB ndërsa me 6 GB RAM janë në dispozicion vetëm në disa shtete të caktuara, transmeton Koha.net.

Lajm i keq është se Galaxy S9 nuk do të sjellë ndryshime drastike. Në fakt, seria e re do të ketë versionin me 4 GB të RAM memories sipas uebfaqes së njohur Geekbench dhe sipas raportimeve të mëparshme Galaxy S9 dhe S9+ do të mbesin me 4 GB RAM.

Shpresohet që versioni me 6 GB RAM të jetë në dispozicion më gjerësisht.

© ZHURNAL 14.11.2017, 16:07 | L.E. | 859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."