Sela: 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, dëshmi për lashtësinë e kombit shqiptar
Xhaferi: Fytyra e Skënderbeut është e lidhur ngushtë me të gjithë ne që jetojmë në RM
Ramadani: Projektet kulturore-artistike mbështeten pjesërisht nga Ministria e Kulturë..
Gazifikimi i Tetovës dhe Gostivarit, deri në 2019-ën?
Studentët e mjekësisë të UT-së, kontrolle falas për qytetarët në Ditën botërore të diabetit
ballina_32.jpg

Tetovë, 14 nëntor - Me rastin 14 Nëntorit - Ditës botërore të diabetit, Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, me përkrahje të Parlamentit Studentor të UT-së, në qendër të qytetit të Tetovës organizoi fushatë sensibilizuese kundër kësaj sëmundje shumë të përhapur në kohën e sotme.

Sipas kryetares së këtij Grupi shkencor, Fatbardha Skenderi, qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes së popullatës për këtë sëmundje të mijëvjeçarit të ri, e cila e ka kapluar me të madhe edhe rajonin e Pollogut, por edhe tërë botën. “Incidenca e rasteve me diabet, qoftë të fituar apo hereditar, sa vjen e më shumë shtohet, prandaj qëllimi i këtij organizimi është të informohen qytetaret në lidhje me rreziqet dhe komplikimet që mund t’iu vijnë si pasojë e sëmundjes së diabetit, çka u kanoset dhe si mund t’i parandalojmë”, deklaroi kryetarja Skenderi, e cila po ashtu njoftoi se në pikat e kontrollit, merreshin të dhënat e përgjithshme - anamnezës, matja e shtypjes së gjakut, si dhe matja e sheqerit në gjak.

Këtë aktivitet të studentëve e vizitoi edhe rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili shprehu kënaqësinë e tij për këtë aktivitet të studentëve, të cilat siç tha, me shpërndarjen e broshurave dhe kontrollet mjekësore e shtojnë vetëdijen te qytetarët, por edhe te institucionet, të cilat duhet të investojnë më tepër në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, gjegjësisht vetë Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë një strategji të mirëfilltë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, si dhe zhvillimin e spitaleve klinike, pasi, siç tha ai, Maqedonia radhitet në mesin e vendeve me përqindje më të madhe të të sëmurëve nga diabeti. “Në bazë të të dhënave, diku rreth 210 mijë banorë të Maqedonisë vuajnë nga diabeti, pra rreth 10-11% e popullatës sonë vuan nga diabeti i tipit 1 apo 2. Për këtë arsye apeloj deri tek institucionet, gjegjësisht deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë, por edhe tek legjislativi që të miratojnë ligje të mirëfillta, më bashkëkohore, të investojnë më tepër në Ministrinë e Shëndetësisë, të investojnë më tepër në arsim, që të ngritet vetëdija e popullatës sonë, në mënyrë që në një të ardhme më të afërt të kemi një popullatë më të shëndoshë”, tha mes tjerash rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti.  

Gjatë ditës së sotme, studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë kryen me qindra kontrolle pa pagesë të qytetarëve, si pjesë e luftës kundër sëmundjes së diabetit, ndërkohë që qytetarëve ju shpërndanë edhe broshura me karakter informues për sëmundjen e diabetit dhe parandalimin e saj.

Anëtarët e Grupit shkencor të Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, kësaj radhe për nder të kësaj dite, kishin përfshirë edhe një aktivitet mjaft interesant dhe interaktiv, me ç‘rast studentët në bashkëpunim me qytetaret zbatuan idenë  “Ndërro një cigare për një mollë”, si shenjë simbolike e kësaj fushate për Ditën botërore të diabetit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:41  | Xh.I. | 475 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Këto janë gjobat nëse nuk i respektoni rregullat e komunikacionit në Maqedoni
Flet studiuesja e Institutit të Krimeve të Luftës: Ja kush qëndron prapa vrasjes së Ivanoviqit
E kritikuan për peshë, Egzona tregon trupin si peshk
Emisioni ” “Metamorfoza nga Suzana” ja si ia ndryshoi pamjen 22 vjeçares nga Prishtina
Vajza e Mahmut Feratit i fut të pa njohurit në shtëpi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.