« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
Maqedonia nga një “oazë” e përgjimeve në një “histori” europiane
Arabia Saudite financon 5 kilometra të rrugës Prishtinë-Mitrovicë
IDJ1643-e1510666015331-780x439.jpg

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar përfaqësuesit e Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, në krye me Abdullah Al-Shoaibi, menaxher rajonal, me të cilin ka biseduar për projektin, i cili financohet nga ana e këtij fondi, për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Ministri Lekaj ka falënderuar palën saudite për mbështetjen e deritanishme, ndërsa ka shfaqur keqardhje për stërzgjatjen e realizimit të këtij projekti.

“Por, ne ju premtojmë që pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë këtë projekt, nuk do të ketë më pengesa dhe ju premtojmë që do të kemi një partneritet të ngushtë bashkëpunimi në mes nesh”, tha ai.

Ndërsa Al-Shoaibi ka njoftuar ministrin Lekaj se është aprovuar kërkesa për financimin edhe të pesë kilometrave të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

“Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që deri tash ka pasur ministria juaj me ne lidhur me këtë projekt. Shpresojmë që edhe më tutje të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë bashkëpunim me projekte tjera të përbashkëta”, tha ai. /Telegrafi/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:33  | Xh.I. | 886 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Skandaloze » Të punësuar në Ministrinë e punës dhe politikës sociale këndojnë, kërcejnë dhe pijnë alkool (Video)
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.