« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Zhurnal mëson » Më 11 mars Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë
Mbështeten reformat në arsim, kërkohet përdorimi i abetares së unifikuar
Hoyt Yee: Tani është koha që të zgjidhet kontesti me emrin
Bekteshi-Poçivalshek: Projekte të përbashkëta për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik midis Maqedonisë dhe Sllovenisë
kreshnik.jpg

Shkup, 14 nëntor- Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Slloveni, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në Lubjanë u takua me ministrin e Ekonomisë dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë, Zdravko Poçivalschek.

Në takim u theksua se të dyja vendet kanë një bashkëpunim të vazhdueshëm ekonomik, kështu që Sllovenia rregullisht është në listën e investitorëve të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në tregtinë e jashtme, Sllovenia është vendi i 12-të me të cilin Republika e Maqedonisë realizon vëllimin më të madh, me çrast shënohet rritje e dukshme e tregtisë dypalëshe në tetë muajt e vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Siç thuhet në kumtesë, ministri Bekteshi i propozoi homologut të tij slloven që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm të mbahet takimi i 11-të i Komisionit të Përbashkët mbi Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë, pasi që mbajtja e rregullt e seancave të Komisionit të Përbashkët mundëson përzgjedhjen e projekteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe mundësinë për investime të reja në Republikën e Maqedonisë.

Në periudhën e ardhshme, pala sllovene pritet të marrë parasysh nismën e Maqedonisë për nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Bashkëpunim në fushën e turizmit, e cila do të hapë mundësi të reja për zhvillim në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.

Ministrat Bekteshi dhe Poçivalshek ranë dakord se të gjitha këto nisma të përbashkëta flasin për një bazë të shkëlqyeshme për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm ekonomik midis dy vendeve, të cilat pritet të thellohen dhe të forcohen me projekte të reja të përbashkëta.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:30  | L.E. | 775 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Më 11 mars Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë
‘Xhesika’ ka vendosur t’i ‘çmend’ meshkujt, ja me çka
Avokatja shqiptare publikon foto në rroba banjo, veç sa si del ‘zogu’
Kush keqpërdor paratë e fondeve?
Mercedes rikthen modelin 190?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.