Propozim për ndryshimin e emrit të aeroportit! Ky është qëndrimi i ASH-së
maqedonia
Propozim për ndryshimin e emrit të aeroportit! Ky është qëndrimi i ASH-së

Propozim për ndryshimin e emrit të aeroportit! Ky është qëndrimi i ASH-së

Shkup, 14 nëntor - Propozimi nga “Klubi i Diplomatëve” për ndryshimin e emrit të aeroportit në “Kiro Gligorov”, ka nxitur shumë debat në opinionin e gjerë.

Për kryeministrin Zaev është i pranueshëm ky propozim, por ai potencoi se për këtë dëshiron të dëgjoj edhe mendimin e qytetarëve. 

Ndërsa për Aleancën për Shqiptarët e pranueshme është çdo veprim i Qeverisë për të krijuar fqinjësi të mirë me shtetet fqinjë si dhe përmirësimin e raporteve bilaterale, duke i hequr pengesat e ndryshme qe kanë qenë deri me të tani për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se emri i ri i aeroportit duhet të reflektoj në realitetin multietnik në Maqedoni.

“Sa i përket një emërtimi të ri, të Aeroporit, vlerësojmë se ai emërtim duhet të reflektojë realitetin muktietnik në Maqedoni, dhe të jetë i pranueshmëm nga të gjitha komunitetet. Deri më tani sa e dim ne nuk ka iniciative konkrete nga Qeveria, kuptohet se gjithçka duhet të sillet në frymën e konsensuzit te brendshëm politik edhe brenda partenerëve që e përbëjnë shumicën parlamentare”, ka deklaruar për Zhurnal, Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

© ZHURNAL 14.11.2017, 15:10 | Xh.I. | 9,598 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."