« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Shtetet e Ballkanit Perëndimor mësojnë për zbatim të TIK teknologjive në bujqësi
bujqesi_2.jpg

Shkup, 14 nëntor- Përfaqësues nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina marrin pjesë në Forumin rajonal për e-bujqësi që mbahet në Novi Sad në organizim të FAO-s.

Në forumin treditor do të bisedohet për atë se si me zbatimin e teknologjive informatike dhe komunikuese mundet që bujqësia dhe prodhimtaria e ushqimit të jenë më efektive, më të sigurta, të shëndetshme ekologjike dhe përfituese për bujqit.

"Bujqit munden mirë t'i shfrytëzojnë teknologjitë informatike dhe komunikuese në planifikim, prodhimtari dhe marketing të prodhimeve të tyre", thotë Nevena Aleksandrova Stefanova, nëpunësve nga FAO për sisteme inovative bujqësore dhe këmbim të dijeve.

Ajo shton se përfitimet nga teknologjia nuk vijnë vetvetiu, por nevojiten politika adekuate, infrastrukturë dhe rregullativa me qëllim që të ketë dobi të barabartë dhe askush të mos anashkalohet.

Nga FAO i nxisin shtetet që të zhvillojnë strategji për e-bujqësi, si dhe udhërrëfyes për implementim. Ky si pilot projekt tanimë po realizohet në rajonin e Azisë dhe Pacifikut, si dhe në Shqipëri, ku ishte i zhvilluar sistemi një-sportel në kuadër të projektit të FAO-s.

E-bujqësi nënkupton disejnim, zhvillim dhe zbatim të mënyrave inovative për shfrytëzim të teknologjive informatike dhe komunikuese në sferën rurale.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 10:08  | L.E. | 781 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.