Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Formimi i qeverisë, analistët: Me Gruevskin, koalicion i pamundur
Shkup, 11 janar - Formimi i qeverisë nga Nikolla Gruevski në afatin e dhënë 20-ditor është thuajse i pamundur, ndërkaq vendi rrezikohet nga zgjedhje të reja të parakohshme, vlerësojnë ekspertët politik.
 
Analisti, Azam Dauti, thotë se më së shumti që irriton formimin e qeverisë nga Gruevski është pikërisht deklarata e tij ndaj kërkesave të përbashkëta të shqiptarëve.
 
“Deklarata e fundit që mund të irritojë formimin e qeverisë është deklarata e Gruevskit që thotë: shqiptarëve nuk u duhet dygjuhësia në Dellçevë, por 150 fabrika. Cilat fabrika ua ka ndërtuar Gruevski shqiptarëve? Ka dhënë rreth 1 miliard për statuja në sheshin e Shkupit, ndërkaq zona ekonomike e Vizbegut, shteti asnjë investim nuk ka bërë në atë zonë ekonomike”,- deklaroi analisti politik, Azam Dauti.
 
Por, sipas analistit, Albert Hani, deklarata e partive shqiptare do të kishte më shumë peshë me përfshirjen e PDSh-së dhe dy deputetët shqiptarë të LSDM-së, ndërkaq paraqitet si pengesë për formimin e qeverisë në rast se e njëjta prezantohet si kërkesë.
 
“Kësaj radhe edhe këta dy aktorë, PDSh dhe LSDM, do të kishin dhënë më shumë domethënie në një deklaratë të përbashkët dhe po ashtu mendoj se do të ishte kjo deklaratë më e qëndrueshme dhe më reale për ta zbatuar në qoftë se ishte gjithpërfshirëse pikësëpari në kuptimin e përfshirjes së të gjithë aktorëve politik. Deklaratën edhe unë po ashtu e përshëndes, mirëpo kjo do të jetë edhe pengesë në qoftë se deklarata proklamohet si një lloj kërkese ose kushti për bashkëbiseduesit”,- tha analisti politik, Albert Hani.
 
Por, edhe në rast të plotësimit të kërkesave shqiptare, profesori i të drejtës kushtetuese, Jusuf Zejneli, thotë se formimi i qeverisë do të pamundësohej si pasojë e mungesës së mandateve të mjaftueshme të partive politike.
 
“Nëse përfshihen këto kërkesa të nevojshme për të gjithë qytetarët, shqiptarët dhe të gjithë komunitetet tjera, atëherë mund të zgjidhet qeveria me cilindo nga subjektet politike maqedonase dhe shqiptare. Po të marrim parasysh praktikat parlamentare të shteteve të tjera, mandatet të cilat aktualisht i kanë partitë politike në Maqedoni, është shumë e vështirë të krijohet një qeveri stabile”,- u shpreh profesori i të drejtës kushtetuese, Jusuf Zejneli.
 
Analisti politik, Selim Ibrahimi, parashikon dy opsione të formimit të qeverisë, emergjente dhe reformatore, por që asnjëra, sipas tij, nuk do të krijojë stabilitet afatgjatë në vend.
 
“Tani kjo varet se si liderët do të mendojnë, a do të shkojnë në formimin e qeverisë emergjente apo qeverisë reformatore dhe prandaj nuk shoh një stabilitet afatgjatë në Maqedoni me këto dy opsionet, sigurisht se do të krijohen kushte për zgjedhje të parakohshme”,- tha analisti politik, Selim Ibrahimi.
 
Megjithatë, analistët politik vlerësojnë dokumentin si përparim në bashkimin e forcave të liderëve shqiptarë, ndërkaq thuhet se i njëjti obligon liderët që para trupit votues ta miratojnë, edhe pse nuk janë përcaktuar afatet e implementimit.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.01.2017, 18:48  | T.E. | 1,692 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.