Koloneli Lubenço Petrovski komandant iri i KSD
maqedonia
Koloneli Lubenço Petrovski komandant iri i KSD

Koloneli Lubenço Petrovski komandant iri i KSD

Veles, 11 janar - Në kazermën "Alekso Demnievski - Bauman" në Veles, sot është mbajtur solemnitet ushtarak  me rastin e vendosjes së kolonelit Lubenço Petrovski në detyrën komandant i Komandës për stërvitje dhe doktrina (KSD), kumtoi ARM.

Pas dorëzimit të flamurit ushtarak para të pranishmëve u drejtuan shefi i SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe komandanti i ri vendosur i KSD.

Gjenerali Veliçkovski në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e KSD në sistemin e mbrojtjes, me këtë rast e ka porositur komandantin e ri në drejtim të suksesshëm të kësaj komande dhe arritjen e rezultateve të reja.

Koloneli Petrovski para të pranishmëve i kumtoi prioritetet e mëtutjeshme të KSD, të cilave do t`u kushtohet vëmendje e madhe, sidomos në stërvitjen dhe ushtrimin e personelit të komandave dhe njësiteve të ARM-së me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të gatishmërisë luftarake në këtë segment.

© ZHURNAL 11.01.2017, 18:26 | T.E. | 1,537 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."