Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Hoxha: Gjykatat themelore në funksion të ngritjes së imazhit të drejtësisë

Prishtinë , 11 Janar - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim kryetarët e gjykatave themelore të Republikës së Kosovës me të cilët bisedoi rreth sfidave dhe çështjeve nga veprimtaria e këtyre gjykatave, në funksion të ngritjes së performancës, kënaqshmërisë së qytetarëve dhe transparencës.

“Në takim, ministrja Hoxha theksoi se përkushtimi i gjithanshëm i ministrisë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e pakursyer për ngritjen e cilësisë së gjyqësorit është një nga prioritetet e saj. Ajo theksoi se gjykatat themelore janë ato të parat që ballafaqohen me çështjet e qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.

Çdo përparim në këtë nivel, pasqyrojnë edhe performancën e përgjithshme të këtij dikasteri jetik në ecjen euro-integruese të vendit tonë, me ç rast ministrja Hoxha theksoi se mirëpret edhe kontributin e gjithanshëm të këtij niveli të gjyqësorit jo vetëm në rishikimin gjithëpërfshirës legjislativ por edhe kontributin dhe pjesëmarrjen në proceset e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Me rishikim funksional, mirëpres kontributin tuaj, duke vënë në pah çështjet jetike të këtij niveli të gjyqësorit, duke e bërë më efikas, më transparent dhe që fuqishëm i kontribuon sundimit të ligjit. Në veçanti, rrol të rëndësishëm do të ketë bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, në funksion të interesit të qytetarëve dhe sistemit juridik të Republikës së Kosovës”, theksoi Hoxha.

Kryetarët e gjykatave themelore, theksuan se mirëpresin gatishmërinë e Ministres, përkrahjen e pa rezervë të saj dhe diskutuan për nevojën e heqjes së barrierave formale juridike që pengojnë ngritjen e efikasitetit të gjykatave themelore, dhe përmirësimin e imazhit të institucioneve thelbësore të shtetit ligjor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.01.2017, 16:43  | Z.H. | 411 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
Teuta Arifi dhe BDI mbajnë Konventën promovuese në Tetovë
E tmerrshme: Xhaxhai qëllon mbi nipin, e lë të vdekur
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-së, në Çair, Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.