Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
Gjermania shënon rënie të azilkërkuesve falë mbylljes së kufijve

Gjermania ka shënuar një rënie të numrit të azilkërkuesve të mbërritur në vend gjatë vitit 2016, me 280 mijë kërkesa të regjistruara, një rënie prej më shumë se 600 mijë të tillëve të regjistruar vitin paraardhës.

Ministri i Brendshëm gjerman tha se rënia i faturohet mbylljes gjatë vitit 2016 të rrugës ballkanike, por edhe marrëveshjes për emigrantët të arritur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë. Fluksi rekord prej rreth 890 mijë refugjatësh azilkërkues në Gjermani u regjistrua pasi ata mundën të udhëtonin përmes Greqisë, e më pas vendeve ballkanike, për të mbërritur në Europën Qendrore.

Ata synonin mbi të gjitha Gjermaninë, pasi Kancelarja Angela Merkel urdhëroi një politikë të përkohshme të dyerve të hapura ndaj azilkërkuesve. Vendimi i saj për të pezulluar rregullat e BE-së, sipas të cilave azilkërkuesit duhej të regjistroheshin në vendin e parë të zonës Schengen, synonte që t’u vinte në ndihmë një numri gjithnjë e në rritje refugjatësh sirianë, që i largoheshin konfliktit të përgjakshëm në vendin e tyre, por një udhëtim të tillë e ndërmorën edhe një numër i madh njerëzish me kombësi të tjera.

Emigracioni u bë një prej çështjeve politike më të sulmuara në Gjermani përpara zgjedhjeve federale në vjeshtën e këtij viti. E teksa votuesit e ndëshkuan partinë CDU të Merkelit gjatë zgjedhjeve rajonale të vitit të kaluar, Merkel pranoi se kriza e emigrantëve duhej menaxhuar më mirë.

“Kjo tregon se, masat e ndërmarra nga qeveria federale dhe Bashkimi Europian janë duke funksionuar”, tha ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere. “Ne kemi qenë të suksesshëm në menaxhimin dhe kontrollin e procesit të emigrimit”.

Ai iu referua edhe marrëveshjes së BE-së me Turqinë për të ndalur fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt Greqisë, sikurse edhe vendimeve të vendeve ballkanike për të mbyllur kufijtë e tyre që të çonin drejt Europës Perëndimore.

Faktikisht, numri i kërkesave për azil gjatë vitit 2016 ishte më i lartë sesa në 2015-n (me plot 745.545), por ministri gjerman i Brendshëm tha se shumica e tyre janë nga njerëz që kishin mbërritur në Gjermani një vit më herët.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.01.2017, 16:15  | Z.H. | 501 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
Teuta Arifi dhe BDI mbajnë Konventën promovuese në Tetovë
E tmerrshme: Xhaxhai qëllon mbi nipin, e lë të vdekur
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-së, në Çair, Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.