« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Bashkim Selmani: Të themelohet Gjykata Speciale e krimeve të rënda
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësis..
« Analistët për Zhurnal » "Deklarat e partive shqiptare" e cunguar inkorporohet në programin qeveritar, "27 Pri..
Finlanda dëshiron që Turqia të jetë afër BE-së

Në fjalimin e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve që këtë vit organizohet për herë të nëntë, Soini ka theksuar se Turqia çdo ditë e më shumë është duke i rritur përfaqësitë e huaja në botë, ndërkohë është rritur edhe rëndësia dhe roli i saj në fushën e ekonomisë dhe politikës. Soini rikujtoi se Finlanda është njëri nga shtetet e para që ka njohur Turqinë.

Sipas tij, vitin e kaluar bota ishte skenë e disa ngjarjeve të paparashikueshme, siç ishin zhvillimet në Siri, zgjedhjet në SHBA, Brexit dhe tentativa për grusht shteti në Turqi më 15 korrik.

Ndërkaq, në lidhje me tentativën për grusht shteti, Soini është shprehur: “Qeveria e Finlandës dënon ashpër dhe haptazi tentativën për grusht shteti ndaj institucioneve të Turqisë të zgjedhura në mënyrë demokratike. Personalisht, kam qenë i tronditur nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik. E pyeta veten se si do të reagonim nëse një gjë e tillë do të ndodhte në parlamentin tonë.”

Duke shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmeve terroriste në Turqi, Soini ka theksuar: “Dënoj ashpër çdo lloj të terrorit. Ne do të jemi në anën e Turqisë në luftën kundër terrorit.”

Soini ka folur edhe në lidhje me sulmet terroriste që janë shtuar në shumë rajone të Evropës. Ai ka theksuar nevojën për solidarizim në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorit, duke tërhequr më tej vëmendjen se terrori dhe ekstremizmi synojnë dëmtimin e vlerave demokratike dhe njerëzore.

Ministri Soini ka shprehur edhe vlerësimet e tij në lidhje me procesin e anëtarësimin e Turqisë në strukturat e BE-së, me ç’rast ka thënë se “Finlanda dëshiron që Turqia të jetë afër BE-së dhe vlerave të saj. Ne jemi miq pa interesa dhe kushte. Turqia dhe BE-ja kanë interesa dypalëshe tejet të rëndësishme. Ne duhet t’i zhvillojmë këto. Vazhdimi i negociatave për anëtarësim do të jenë si në dobi të Turqisë, njashtu edhe në dobi të BE-së. Finlanda mendon se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE është shumë i rëndësishëm.”

Soini ka vënë në pah se do t’i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së nivelit të stabilitetit, pasurisë dhe mirëqenies së dy shteteve, duke përgëzuar më tej Turqinë për punimet në drejtim të mikpritjes së tre milionë refugjatëve sirianë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.01.2017, 16:12  | Z.H. | 436 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto/Video: » Para Norës dhe Tunës ka qenë kjo femër në jetën e Robert dhe Patris Berishës
« Tronditëse: » Funksionarët e përgjuar në "bombat" e Zaevit, në Psikiatri janë të regjistruar si "të çmendur"?
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.