Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

VMRO s`ka ftuar ende BDI-në në bisedime

Ka mundësi që BDI të pranojë zgjedhje të reja
Tërmeti i lë pa shtëpi dy familje
Profesori Kadriu: Bisedime intensive, javën që vjen
VMRO s`ka ftuar ende BDI-në në bisedime
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Shkup, 11 janar - Në ditën e katërt pas mandatimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë së re, partitë zyrtarisht nuk kanë nisur bisedimet. VMRO-DPMNE një ditë më parë njoftoi se partia e Ahmetit do të jetë e para me të cilën do të fillojnë negociatat por pa saktësuar se kur. Nga BDI-ja përsëritën qëndrimin se janë duke analizuar të gjitha opsionet kurse në rast të dështimit të tyre, ekziston edhe mundësia për zgjedhje të reja.

"Nuk ka filluar asnjë formë e komunikimit me partitë politike maqedonase. Ne ende po bëjmë analizat për të gjitha opsionet të cilat vetëm i kemi përmendur dhe shohim argumentet pro dhe kundër për njërin dhe për tjetrin opsion. Ato janë prej formimit të Qeverisë së zgjeruar, koalicion me njërin ose tjetrin bllok, mundësia për të qenë në opozitë dhe natyrisht nëse dështojnë të gjitha këto, edhe mundësia për zgjedhje të parakohshme. Forma e negocimit do të përcaktohet sapo të përcaktohet variant më i mirë për shqiptarët" , zëdhënësi i BDI-së. deklaroi Bujar Osmani.

Osmani thotë se akoma nuk është vendosur nëse bisedimet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së do të zhvillohen mes krerëve të dy partive ose do të formohen grupe negociuese. LSDM-ja, nga ana tjetër, edhe njëherë ka apeluar te partitë shqiptare të mos koalicionojnë me persona të akuzuar për vepra kriminale.

"Të gjithë partitë që kanë fituar deputetë në Kuvend, përveç udhëheqësisë kriminale të VMRO-DPMNE-së, nuk guxojnë të lejojnë formimin e Qeverisë në të cilën do të merrnin pjesë persona të akuzuar për vepra të rënda kriminale, të cilët kanë shkatërruar jetën dhe perspektivën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë", thanë nga LSDM-ja.

Nga VMRO-DPMNE konfirmuan se edhe në partitë më të vogla të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ka pakënaqësi të mëdha rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe nuk do të heqin dorë nga platforma e tyre zgjedhore.


 11.01.2017, 16:50  | Xh.I. | 1,331 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

COPYRIGHT 2016 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.